Banner

Femra dhe e drejta për jetë 3



Këtë domethënie e theksojnë fjalët e profesorit të ndjerë Mustafa es-Sibait nga libri i tij: Gruaja midis fikut dhe ligjit.

"Ligjet tona sot shpagimit i caktojnë kufirin më të lartë dhe më të ulët, ndërsa gjykatësit i lejohet të caktojë lartësinë e shpagimit midis këtyre dy kufijve. Krejt kjo është vetëm me qëllim të zgjerimit të mundësisë së vlerësimit të dëmit i cili i ka ndodhur familjes me humbjen e të vrarit. Në shumë raste bëhet dallim midis atyre që punojnë dhe fitojnë. Por si mund të mos bëhet dallim midis atij që punon dhe e mban familjen dhe atij që nuk punon dhe nuk është detyruar ta mbajë dikë". [3]

Është e ditur se kjo e drejtë në të cilën meshkujt dhe femrat janë të barabartë del nga një faktor i përbashkët, e ai nuk është tjetër pos përkatësia llojit njerëzor e cila është burim i të gjitha drejtave të tjera siç u sqarua më sipër.

Është pak e ditur se në kohën kur Islami konfirmoi se mashkulli dhe femra e ndajnë përkatësinë llojit njerëzor, Franca ishte të preokupuar me organizimin e mbledhjeve që janë mbajtur në shekullin 6, në mënyrë që të arrihet deri te e vërteta për gruan, nëse ajo i përket gjinisë njerëzore ose është diçka tjetër. [4]

Njëkohësisht në Kur'an shpallet ndalimi i varrosjes për së gjalli të vajzave të porsalindura, siç bënin disa nga fiset paraislamike. Myslimanët përsëritnin fjalët e Allahut, xh.sh.: "Dhe kur vajza e varrosur për së gjalli të pyetet, për çfarë mëkati është mbytur", (Et-Tekvir, 8-9).

Romakët argëtoheshin me zbulimin e torturave të femrës ndonëse ajo nuk kishte bërë kurrfarë krimi. Disa prej tyre ishin: derdhja e katranit të valë në trup, lidhja e këmbëve për kuaj dhe detyrimi i kuajve të vrapojnë në anë të ndryshme ashtu që femra e gjorë të çahej përgjysmë, lidhja e disa femrave në turën e druve nënë cilin ndizej zjarri gjersa t'i binte mishi dhe kështu të vdisnin.

Vrojtuesi mund të çuditet dhe hutohet për shkak të këtij ndryshimi arsyeja e cilit nuk shihet në shoqërinë romake. Femrat në kohën e progresit dhe luksit të civilizimit romak gëzonin lumturi dhe liri, pushtet dhe dominim karshi meshkujve që u kishin dhënë si dhe kënaqësinë në garimin e meshkujve rreth arritjes së kënaqësisë së tyre dhe afrimi atyre. Përnjëherësh femrat sillen në situatë të padrejtësisë së vrazhdë nga e cila ngrijnë zemrat! Çka e solli pra këtë liri të parë dhe çka e damkosi femrën me vulën e robërisë dhe nënshtrimit deri në nivelin e egërsisë së paparë?!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

[3] - El-mer'etu bejne-l-fikhi ve-l-kanun, f. 39.
[4] - Shih: Enciklopedia e shekullit XX, kaptina "Femra".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...