Banner

Hazreti Aisha (radijallahu anha!) Nëna e besimtarëve - Parathënie



Studimi i jetës së Nënës së besimtarëve, hazreti Aishes (radijallahu anha!), nuk është si studimi i jetës së një personaliteti të zakonshëm historik. Kjo nuk është njësoj as sikur studimi i një teme ekskluzivisht me karakter fetar. Kjo në realitet është studim i një të vërtete të ndërlikuar dhe komplikuar të jetës së një personaliteti, siç është Nëna e besimtarëve, hazreti Aisha (radijallahu anha!), bashkëshortja e të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem!).

Jeta e saj paraqet realitetin shoqëror në agimin e Islamit të prezantuar në:

- fenë dhe gjurmët të cilat ajo i la në zhvillimin e asaj shoqërie, respektivisht në formimin e saj rishtas. - ndryshimin shoqëror të gjendjes së arabëve në Gadishullin e Arabisë para pejgamberisë së Muhammedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem!).

- pozitës së re shoqërore në të cilën u gjend femra në kuadër të Islamit.

- aktivitetet politike që u paraqitën në jetën e arabëve dhe qëndrimi i femrës muslimane ndaj tyre, dhe,

- veprimit të koordinuar të faktorëve fetarë dhe aktiviteteve politike që u zhvilluan ekskluzivisht duke i shërbyer pikëpamjeve islame dhe duke ruajtur bazat e fesë dhe dispozitat e saj.

Studimi i jetës së Aishes (radijallahu anha!), nuk është gjë tjetër vetëm se hulumtim i realitetit që i përfshin të gjitha këto fusha. Nuk ka dilemë se në rrugën e studimit të hollësishëm, të bërë me shumë përgjegjësi, që do të realizonte këtë qëllim, nuk mjafton një libërth si ky. Rezultatet dhe frytet e vërteta do të realizoheshin përmes ndonjë studimi të gjerë, i cili tërësisht do t'i shqyrtonte këto çështje të ndryshme.

Mirëpo, si studimet e gjera dhe gjithëpërfshirëse që publikohen në enciklopedi që kanë qëllimin e vet, gjithashtu edhe rezymetë kualitative e kanë detyrën e tyre dhe anën pozitive. Një pjesë të kësaj tanimë e kemi sqaruar në fillim të këtij libri.

Ndoshta në këtë vepër, të cilës sapo i jemi qasur, gjendet diçka që do ta realizojë dobinë e dëshiruar dhe qëllimin e kërkuar, dhe ndoshta nuk është vetëm një rezyme e dobishme, porse, megjithatë, mjafton për arritjen e qëllimit të cilin e kemi menduar.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hazreti Aisha (radijallahu anha) Nëna e besimtarëve".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...