Fetva 147
Pyetja:
U acarua polemika që u zhvillua midis nesh (mbase u takojmë nënshtetësive të ndryshme dhe vendqëndrimin e kemi në Gjermani) lidhur me çështjen e duasë (lutjes) me xhemat (bashkërisht) dhe me zë të lartë që e bëjnë gjatë pushimeve në namazin e Teravisë (në mënyrën që do ta përmendim më poshtë).
Pra, një gjë e tillë a është bid'at (risi në fe) apo nuk është? Ne kemi ra në një kundërshtim sa që asnjëra palë nuk mund ta bind tjetrën. Këndimin që e bëjnë bashkë, me zë të lartë dhe me melodi gjatë pushimit d.m.th. pas katër rekateve, tetë rekateve, dymbëdhjtë rekateve dhe pas gjashtëmbëdhjetë rekateve është kjo:
- Ja Han-nan Ja Men-nan Ja dhelxhudi velihsan theb-bit kalbena alel iman nerxhu afveke velgufran vexh'alna min utekai shehri Ramedan. Kurse pas përfundimit të njëzet rekateve së bashku me zë të lartë dhe me ritëm:
- Subhanel Melikil Kud-dus ... Subhanel Melikil Kud-dus ... Subhanel Melikil Kud-dus ... Kul-lema dhekerake dh-dhakirun ve gafile an dhikrikelgafilun Fealem Ennehu Lailahe il-lall-llah Lailahe il-lall-llah Lailahe il-lall-llah.
Kur përfundon namazi, Imami ngritet për t'i tokur ata që janë falur duke filluar një pas një dhe kur përfundon me këtë gjë largohet. Pra, për çështjen në fjalë a ka ndonjë argument se Pejgamberi alejhis-selam e ka bërë një gjë të tillë? Dhe cili është argumenti se një gjë e tillë lejohet ose nëse ndalohet cili është argumenti i ndalimit?
Përgjigja:
Të gjithë atë që e përmende hyn në realitetin e dhikrit (të përmendurit e All-llahut). Në shumë ajete Kur'anore dhe në mënyra të ndryshme All-llahu Fuqiplotë robërit e Tij i ka urdhëruar që të bëjnë dhikër.
- A nuk është All-llahu Ai që në një ajet thotë: "... pra, ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen", (Er-Ra'd, 28).
- A nuk i ka lavdëruar ata që e përmendin All-llahun "Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë ...", (Ale Imran, 191).
- A nuk është ai që thotë: "Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim), ...", (El-Bekarah, 152).
Këto janë urdhëresa të përgjithshme lidhur me dhikrin. Kurse, teksti i përgjithshëm ngel dhe vazhdon të jetë si i përgjithshëm. Pra, si do që të bëjë njeriu dhikër dhe me çfarëdo teksti ta bëjë atë dhikër konsiderohet se ai i është përgjigjur urdhërit të All-llahut Fuqiplotë. Ai që kundërshton këtë urdhër që buron nga All-llahu i Cili kërkon nga robërit të bëjnë dhikrin (të përmendurit e All-llahut) e pakufizuar në mënyra dhe në shprehje, duhet dhe prej atij kërkohet që të sjell argument nga Kur'ani dhe Sun-neti se një gjë e tillë ndalohet.
Njashtu, sa i përket tokjes së duarve është e pëlqyeshme për të cilën gjë kemi shumë Hadithe si dhe nuk ka ndonjë transmetim që tokjen ta ndalojë pas namazit. Do të dëshiroja që të merresh me këto fatkeqësi që dëmtojnë bashkimin dhe dinjitetin e muslimanëve në vend që të merresh me ibadetet dhe dhikret dhe prej tyre të ndërtosh shkase të përçarjes dhe të zënkave.
Autor: Prof. Dr. el-Buti