Fetva 316
Pyetja:
Si thoni për fotografimin e krijesave të gjalla që përgatiten në formë të fotografive apo filmave dhe kërkoj që t'më shpjegoni vendimin e Sheriatit për shikimin e filmave Islam në televizor?
Përgjigja:
Fotografitë nuk hynë në llojin e pikturimit që e ndaloi i Dërguari i All-llahut.
Ato që i ndaloi i Dërguari i All-llahut janë pikturimet e vizatimet që bëhen me dorë e që mbështeten në shkathtësi. Kurse ato të fotografisë janë diçka tjetër që nuk ka qenë e njohur në atë kohë dhe nuk hynë në gjeneralen e ndalesës.
Dhe të njejtën dispozitë e kanë edhe fotot e ekranit televiziv dhe të kinemasë. Por, këto mund të jenë të ndaluara nëse lloji i fotografisë përfshinë ndojë Haram bie fjala: gratë të jenë të zhveshura ose rrëfimi i atij filmi të ketë ndikim negativ e të dëmshëm në moral ose të përmbajë intriga e komplote si dhe shpifje ndaj Islamit.
Autor: Prof. Dr. el-Buti


