Banner

Fetva 313



Pyetja:

Jam një i ri që i përmbahem asaj që ka urdhëruar All-llahu Fuqiplotë aq sa kam mundësi. Prezentoj në derset tuaja që i mbani.

Por, unë vuaj nga ajo se në kujtesën time më përvidhet All-llahu në fotografi të njeriut duke e ditur se All-llahut nuk i përgjanë askush.

Kjo gjë më shoqëron në namaz, gjatë lutjes dhe gjatë dhikrit (të përmendurit të All-llahut) përkundër asaj se unë e urrej atë gjë. Çfarë të bëj?


Përgjigja:

Ti duhet që ta largosh nga imagjinata yte këtë figurë që të imponohet në kujtesën tënde.

Nëse ti mundohesh ta largosh dhe nuk mundesh atëherë All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive.

Por, gjithmonë duhet ta dishë se All-llahu është larg të përshkruarit me diçka.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...