Banner

Sekreti i zgjedhjes së gadishullit arabik si djep i zhvillimit të islamit 4



Kurani i madhërishëm e ka sqaruar këtë urtësi me shprehje të qartë, duke thënë: "Ai është që arabëve të pashkolluar ua dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë lib- rin dhe sheriatin. Edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme", (El-Xhumuah, 2).

Pra, dëshira e Allahut ka gjykuar që i Dërguari i Tij të jetë analfab- et, po ashtu edhe populli në të cilin është shpallur pejgamberi të jenë gjithashtu analfabet në shumicën e tyre absolute, me qëllim që mrekullia pejgamberike dhe sheriati islam të jenë të qarta në mendjet e njerëzve, që mos të ketë përzierje mes saj dhe thirrjeve të ndryshme njerëzore. Kjo pë- rmban, siç është e qartë, mëshirë të madhe për njerëzit.

Ka edhe disa urtësi të tjera që nuk janë të panjohura për hulumtuesin dhe do t'i përmbledhim siç vijon:

1. - Është e njohur se Allahu xh.sh. e ka bërë Qabenë strehim dhe sigurim për njerëzit. E ka bërë shtëpi të parë e themeluar për njerëzit për adhurim dhe për kryerjen e riteve fetare. Në atë vend është realizuar lutja e babait të pejgamberëve, Ibrahimit alejhi selam. Prej domosdoshmërive dhe plotësimeve të gjithë kësaj është pikërisht fakti që ky vend i bekuar të jetë djep i thirrjes islame i cili është mileti i babait tonë Ibrahimit (alejhi selam) dhe të jetë shpallja e vulës së pejgamberëve dhe vendlindja e Muhamedit (alejhi selam) meqë ai është pasardhës i Ibrahimit alejhi selam.

2. - Pozita gjeografike e Gadishullit Arabik ia mundësoi atij atë që t'i bart vështirësitë dhe mundimet e një thirrjeje sikurse kjo, për shkak se ajo bie, siç thamë, në mesin e popujve të ndryshëm, të cilët janë përreth saj.

Kjo mundëson që rrezet e thirrjes islame të shpërndahen me lehtësi ndër të gjithë popujt dhe shtetet përreth saj. Nëse shikojmë ecurinë e thirrjes islame në fillim të islamit dhe në periudhën e Kalifatit të Rashidinëve, do ta vërejmë këtë realitet në mënyrë të qartë.

3. - Urtësia e Allahut xh. sh. ka gjykuar që gjuha arabe të jetë gjuhë e thirrjes islame dhe ajo të jetë mjeti i drejtpërdrejtë për përkthimin e fjalëve të Allahut xh.sh. dhe kumtimin e tyre te ne. Ndoshta, nëse thellohemi në veçoritë dhe karakteristikat e gjuhëve duke bërë një analogji ndërmjet tyre, do të shohim se gjuha arabe dallohet me shumë veçori dhe karakteristika të cilat nuk gjenden te gjuhët tjera. Pra, ajo është më meritore që të jetë gjuha e parë e muslimanëve në të gjitha vendet dhe shtetet e tyre.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Mr. Qazmedin SHAQIRI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Fikhu Sire".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...