Sekreti i zgjedhjes së gadishullit arabik si djep i zhvillimit të islamit 2
Duhet ta dimë se pika e përbashkët që i bëri këta popuj të ndryshëm të bien në këtë nivel të dekadencës, moralit degjenerues dhe shkatërrimit, ishte civilizimi dhe qytetërimi i mbrapshtë i ngritur vetëm mbi bazat e vlerave materiale, pa pasur ndonjë model të lartë që do ta orientonte këtë civilizim dhe qytetërim në rrugën e saj të drejtë dhe të vërtetë. Është kështu për shkak se civilizimi me të gjitha komponentët dhe dukuritë e saj nuk është tjetër përveçse mjet dhe shkak.
Nëse popujve të civilizuar ju mungon të menduarit e drejtë dhe modeli i lartë dhe i vërtetë, atëherë ky civilizim i cili gjendet në duart e tyre do të shndërrohet në mjet për rënie morale në një nivel mjerimi dhe konfuzioni. Por, nëse atyre u dhurohet mundësia që të mendojnë drejtë dhe me pjekuri e cila vështirë se mund të ndodhë, përveç se nëpërmjet fesë dhe vahjit (shpalljes) prej Zotit, atëh- erë të gjitha vlerat civilizuese dhe qytetëruese do të bëhen mjete të buku- ra dhe të lehta për garantimin e lumturisë së plotë në të gjitha llojet dhe dukuritë e saj.
* * *
Sa i përket Gadishullit Arabik, ai ishte i qetë, larg, madje i izoluar nga të gjitha këto dukuri dhe situata konfuze. Banorët e saj nuk e posedonin luksin dhe qytetërimin persian që do t'ju mundësonte krijimin e kushteve dhe mjeteve të dekadencës si dhe filozofisë së dukurive pornografike dhe degjenerimit moral për t'u dhënë atyre formë dhe elemente fetare.
Gjithashtu arabët nuk kishin tirani ushtarake si romakët që t'i zgjasin duart e të okupojnë vende rreth tyre. Po ashtu nuk posedonin luks filozofik e as polemikë si grekët që të bëhen viktimë e mitologjive dhe legjendave.
Natyra e tyre më së shumti i ngjante materialit "të papërpunuar" i cili ende nuk është shkrirë në asnjë formë. Në të shihej natyra e pastër njerëzore dhe tendenca e fuqishme për orientime njerëzore të pastra siç janë: besnikëria, ndihma, bujaria, krenaria, dëlirësia, etj., porse u mungonte dituria e cila do t'ua zbulonte rrugën deri te ajo. Ishin kështu për ars- ye se jetonin në errësira të injorancës së thjeshtë dhe në gjendje të natyrës së parë. -Për këtë shkak- ndodhte që e humbnin rrugën drejt këtyre vlerave njerëzore dhe i mbytnin fëmijët në emër të nderit dhe dëlirësisë, e harxhonin pasurinë e nevojshme në emër të bujarisë dhe nxitnin luftëra ndërmjet tyre në emër të krenarisë dhe ndihmës.
Kjo është gjendja për të cilën Allahu (xh.sh.) u shpreh me -humbje-, atëherë kur e cilësoi me fjalën e Tij: "... edhe pse më parë ishit të humb- ur", (El-Bekare, 198). Kjo cilësi nëse i atribuohet gjendjes së një populli tjetër të atëhershëm - ajo tregon për ta arsyetim, më shumë se sa qortim ose nënçmim. Është kështu, për arsye se popujt e tjerë në devijimet e mëdha të tyre udhëhiqeshin me ndriçimet e civilizimit, kulturës dhe qytetë- rimit. Ata rrotulloheshin në çrregullimet e tyre me vetëdije, planifikim dhe mendim.
Në anën tjetër, -sa i përket pozitës gjeografike- Gadishulli Arabik gjendet në mes, ndërmjet këtyre popujve të cilët lundronin rreth saj.
Hulumtuesi sot e sheh, -siç thotë profesori Muhamed el-Mubarek- se si ajo qëndron në mes ndërmjet dy civilizimeve ekstreme: njëri prej tyre është civilizimi perëndimor materialist i cili për njeriun u prezantua si një pasqyrë e mangët e cila në të vërtetë nuk paraqiste as një pjesë të realitetit. Kurse tjetri është civilizimi shpirtëror imagjinues në Lindjen e Largët e cila gjendej në Indi, Kinë dhe përreth tyre. [3]
* * *
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Mr. Qazmedin SHAQIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Fikhu Sire".
[3] - Shih 'El Umetul-Arabijjetu fi ma'reketi tahkikidh-dhati,' f. 147.


