Banner

Sekreti i zgjedhjes së gadishullit arabik si djep i zhvillimit të islamit 3



* * *

Nëse e parafytyrojmë gjendjen e arabëve në Gadishullin Arabik para islamit dhe gjendjen e popujve tjerë që jetonin përreth tyre, është e lehtë për ne që ta zbulojmë urtësinë hyjnore në përzgjedhjen e këtij gadishu- lli e jo të ndonjë vendi tjetër, me lindjen dhe me dërgimin e Muhamedit (alejhi selam), me qëllim që arabët të jenë pionierët e parë të cilët do t'ia bartin botës dritën e thirrjes në fenë islame, me të cilën Allahu (xh.sh.) e thirri gjithë njerëzimin prej njërit skaj të botës e deri në skajin tjetër. Kjo nuk është siç mendojnë disa, se ithtarët e feve të kota dhe civilizimeve fa- Ise e kanë vështirë që të shërohen dhe të udhëzohen, për shkak se ata mburren me gjendjen shkatërruese në të cilën gjenden dhe për arsye se e shohin atë si të mirë.

Ndërsa, ata të cilët ende jetojnë në periudhën e hulumtimit dhe gju- rmimit, ata nuk e mohojnë injorancën e tyre e as nuk pretendojnë se posedojnë diçka prej qytetërimit, diturisë dhe kulturës. Prandaj ata janë më të përshtatshëm për shërim dhe udhëzim. Të themi se kjo nuk është urtësia, për shkak se kjo analizë mund të jetë e vërtetë për atë që ka fuqi të kufizuar dhe energji të krijuar. Ai me këtë e bën dallimin ndërmjet asaj që është e lehtë dhe e rëndë për të, duke e preferuar të parën dhe duke ikur prej të dytës, duke shpresuar në rehati dhe duke e urryer lodhjen.

Sikur Allahu të donte që lindja e thirrjes islame të jetë prej ndonjë vendi në tokat persiane, romake apo indiane, do ta përgatiste terrenin dhe shkaqet për suksesin e thirrjes në ato vende, ngjashëm me ato që i ki- shte përgatitur në Gadishullin Arabik. Si mundet një gjë e tillë të jetë e rëndë për Të, kur Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe shpikësi i çdo mjeti dhe shkaku.

Urtësia në këtë zgjedhje është e ngjashme me urtësinë që bëri që i Dërguari të jetë analfabet i cili nuk lexon libër e as nuk shkruan me dorën e tij, me qëllim që njerëzit mos të dyshojnë në pejgamberinë e tij dhe që mos të shtohen shkaqet e dyshimit në vërtetësinë e thirrjes së tij.

Përplotësim i kësaj urtësie është edhe fakti që rrethi apo mjedisi në të cilin është dërguar Muhamedi alejhi selam, të jetë rreth dhe ambient analfabet në krahasim me popujt e tjerë që ishin përreth tyre. Kjo do të thotë se te arabët nuk kishte arritur asgjë prej civilizimit të fqinjëve të tyre e as nuk ishte komplikuar mënyra e të menduarit me diçka prej filozo- five të devijuara që ishin përreth tyre.

Ndodh kështu, sepse njëlloj sikur ekzistonte frika e depërtimit të dyshimit në zemrat e njerëzve nëse e shohin pejgamberin të ditur, lexues të librave të vjetra, të historisë së popujve të zhdukur dhe të civilizimeve të shteteve fqinje, gjithashtu ekzistonte frika që të depërtojë dyshimi në zemrat e njerëzve nëse thirrja islame shfaqet në mesin e një populli i cili ka arritur një gradë të lartë të civilizimit, qytetërimit, filozofisë dhe historisë, sikundër ishin shteti persian, grek dhe romak. Ndoshta ndonjë dyshues dhe shkatërrues mendon se ky është zinxhiri i eksperiencave civilizuese dhe i mendimeve filozofike që më në fund e kanë shpikur këtë civilizim të dalluar dhe legjislacion të përplotësuar.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Mr. Qazmedin SHAQIRI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Fikhu Sire".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...