Banner

Fetva 321



Pyetja:

Domethënia botëkuptimi i fjalës "Er-rabitah-lidhja" te disa vëllezër është se pas kërkimit të faljes, leximit të Fatihasë, leximit të Ihlasit dhe të sures Inshirah i mbyllim sytë dhe imagjinojmë sikur shejhi apo ai që e njeh mirë All-llahun është para teje.

Lusim All-llahun që t'na sjell dobi me këta dijetarë si për nga dituria, veprimi dhe edukata.

Pastaj fillojmë me dhikrin (të përmendurit e All-llahut) duke thënë vetëm All-llah, All-llah, All-llah, All-llah ... duke mos e imagjinuar figurën e Shejhit kur bëjmë dhikër.

Kur përfundojmë me dhikrin dhe me hatmen (përfundimin e leximit të Kur'anit Kerim) atëherë ai që bën dhikër arrin deri te teksti ku thuhet: "Zoti im më ndihmo në zbatimin e urdhrave të Shejhit tonë dhe të largohem prej ndalesave të tij".

A është një gjë e tillë e lejuar? Çfarë argumente ka për këtë gjë? Dhe çfarë dobie kemi prej saj? Unë sipas asaj që kam kuptuar nga libri i juaj: "Hadha Validi" ndalimi e jovaliditeti i dhikrit është atwherë kur ai që bën dhikër imagjinon shejhin e vet gjatë gjithë dhikrit që e bën.


Përgjigja:

Termi "Er-rabitah" sipas asaj që e kanë spjeguar dijetarët e vjetër të tarikatit Nakshibendi është dashuria e muridit (nxënësit) që ka ndaj shejhit të vet i cili dallohet me çiltëri, lojalitet ndaj urdhrave të All-llahut, frikës dhe drojes që ka ndaj All-llahut si dhe njohjes që ka për dispozitat dhe normat e Sheriatit Islam e jo të imagjinojë shejhin as në fillim të dhikrit e as gjatë dhikrit.

S'ka dyshim se këtë gjë që e kanë trilluar këta dijetarë të tyre të më vonshëm andaj, kjo gjë është bid'at (risi) sepse një gjë e tillë nuk ka asnjë bazë në Fe.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...