Fetva 190
Pyetja:
Lidhur me temën e mbulesës (Hixhabit) kemi paqartësi dhe kundërshtime.
A thua vallë është obligim vetëm për gratë e Pejgamberit alejhis-selam apo për të gjithë gratë e muslimanëve duke i potencuar ajetet që kanë të bëjnë me këtë çështje dhe numrin e ajeteve?
Përgjigja:
All-llahu në Kuranin Kerim thotë: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre ...", (En-Nur, 31). Imperativi në këtë ajet siç është e qartë është përfshirës e nuk është i veçantë për gratë e Pejgamberit.
Nëse dëshiron sqarim më të hollësishëm kthehu librit: "Femrës e cila beson All-llahun Fuqiplotë".
Autor: Prof. Dr. el-Buti