Fetva 299
Pyetja:
Unë nuk falem megjithatë se unë kam dëshirë porse, ambienti nuk ma mundëson një gjë të tillë.
Çfarë të bëj?
Përgjigja:
Unë nuk mendoj se ka ambient të përgjithshëm që pengon t'mos kryhet namazi që është obligim. Një ambient i tillë madje nuk gjendet edhe në shoqëritë perëndimore e si mund të paramendohet në ndonjë shoqëri prej shoqërive tona Islame.
Por, edhe sikur ta zëmë se ka një ambient ku nuk mund të falet namazi atëherë ti duhet të veprosh sa ke mundësi të dalish nga ky ambient ose ta imponosh personalitetin tënd Islam dhe t'i nënshtrohesh vendimit dhe urdhërit të All-llahut dhe përkujto fjalën e urtë arabe: "Njeriu është aty ky e vë veten e tij".
Autor: Prof. Dr. el-Buti