Fetva 298
Pyetja:
Çka duhet të bëj rinia Islame që ta mbrojë veten nga fitnet të cilat po marrin përmasa të mëdha dita-ditës e sidomos pasi që faktorët e devijimit janë të volitshëm e të mundshëm për të të larguar nga Hak-ku (rruga e vërtetë) bie fjala: interneti, ku prishja e moralit është i mundësuar në mënyrë shumë të lehtë.
E mos të flasim për kanalet tjera satelitore amorale, nëse nuk i mundësohet martesa nga aspekti material e tjerë. Si është dispozita e mbulimit të fytyrës për gruan dhe si është Ixhtihadi i juaj personal për këtë?
Përgjigja:
- Obligimi i rinisë është që të kërkojë ndihmë prej All-llahut, t'mos bëhet parazite dhe zgjedhjet e veta që ia fali All-llahu t'i kahëzoj në drejtim të kënaqësisë së All-llahut dhe të ndihmohet me durim ndaj fitneve për të cilat je duke biseduar. Njashtu ta shpeshtojë dhikrin (të përmendurit e All-llahut) që është ilaçi të cilin All-llahu Fuqiplotë ia caktoi Muham-medit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe t'i drejtohet Atij me lutje që ta ndihmojë dhe t'ia mundësoj shkaqet e udhëzimit.
- Disa fukaha (juristë muslimanë) mbështesin mendimin se mbulimi i fytyrës nga burrat e huaj nuk është i domosdoshëm. Por, përsëri të gjithë janë unanimisht të një mendimi se gruaja nëse e di se ka burra që e shikojnë ate me epsh atëherë ajo obligohet që ta mbulojë fytyrën ndaj tyre.
Autor: Prof. Dr. el-Buti