Banner

Evropa prej teknologjisë drejt spiritualizmit



EUROPE BETWEEN TECHNOLOGY AND SPIRITUALISM

Ky është një simpozium i cili u mbajt në Xhaminë e Da'ves (Thirrjes Islame) në Paris, ku morën pjesë njerëz të mendimit dhe kulturës perëndimore, për ta dëgjuar Dr. Muhamed Seid Ramadan El-Butin, i cili ua shpjegoi atyre kthesën e fshehtë nëpër të cilën po kalon Evropa sot dhe gjërat e papritura të cilat ia sjellin asaj ditët e ardhshme.

Njeriu perëndimor vazhdimisht po zhytet në egërsinë e tij, si rezultat i jetës monotone të cilën e jeton, dhe se, njerëzit e Perëndimit, në përgjithësi, po shndërrohen në ushtri robërish, nën sundimin e makinës.

Ata sot po jetojnë të burgosur në civilizimin e tyre gjarpërues (dredharak) ..., dhe se ata duhet t'i kthehen pasqyrës e cila i njofton ato me vetveten dhe ua kthen atyre njerëzoren ...

Mirëpo, a thua kush mund ta realizojë një gjë të tillë pos Islamit?!!

Ide e re, e cila në mesin e atyre që prezantonin nxiti pyetje të shumta, në të cilat u përgjigj dr. Buti, i cili është i njohur për nga urtësia, dituria dhe maturia.

Në këtë libër do ta gjeni tekstin e kësaj ligjërate, si dhe pyetjet dhe përgjigjet të cilat pasuan pas mbajtjes së ligjëratës ...


Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

"O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan, të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit, që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i Madh dhe i Gjithëditur", (El-Ma'ide, 54).

"... E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj", (Muhammed, 38).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Sali SHASIVARI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Evropa prej teknologjisë drejt spiritualizmit".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...