Banner

Fetva 300



Pyetja:

Në librin tuaj "El-Insanu musej-jerun em muhaj-jerun" keni folur për nënën e librit për Leuhi Mahfudhin (pllakën e mbrojtur). Dëshiroj të dij se të gjitha ngjarjet që gjenden në Leuhi Mahfudh a gjenden edhe në Nënën e librit.

Nëse përgjigjja është po, atëherë si mundet një gjë e tillë kur dihet se në Leuhi Mahfudh disa gjëra i nënshtrohen ndryshimit. Kurse ato që gjenden në Nënën e Librit nuk ka mundësi të ndryshohen.

Si të bëj koordinimin midis këtyre dy gjërave?


Përgjigja:

Ajo që është regjistruar në Librin (Kur'anin) ajo patjetër duhet të ndodh.

Kurse ajo që theksohet në Leuhi Mahfudh mund të jetë ose prej atyre që janë kopje të asaj që është shënuar në Nënën e Librit ose mund të jetë nga ajo që është në Dijen e All-llahut (që nuk ka fillim), se ajo nuk do të ndodh për ndonjë shkak bie fjala: për shkak të ndonjë lutjeje që do ta pranojë All-llahu ose për shkak të ndonjë lëmoshe që All-llahu do ta largojë atë të keqe nga personi e kjo është prej gjërave që All-llahu ka caktuar që t'mos ngjajnë dhe nuk është e shënuar në Nënën e Librit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...