Fetva 297
Pyetja:
Motra ime e vetme ka disa vite që ankohet nga xhinët dhe nga insistimi që ajo të bëjë marrëdhënie intime me to. Pastaj ato kanë filluar ta bindin ate që të jetë krishtere. Shumë jemi munduar ta shërojmë me njerëz që janë të kësaj dege por, të gjithë thonë se ajo ka disa xhine jomuslimanë.
Kështuqë ajo ka filluar të flasë me disa zëra të çuditshëm. Kur ajo është në gjendje jo normale atëherë flet me ato zëra të çuditshëm, ne mundohemi që pranë saj të lexojmë Kur'an por, ajo e rreh atë që i lexon Kur'an me një forcë, njashtu kur ajo është në këtë gjendje bën ritualet e të krishterve dhe kryqëzohet. Ndërkaq, kur ajo është në gjendje normale vazhdimisht lexon Kur'an dhe falë namaze nafile. Por, sa më shumë e shton ibadetin aq më shumë i shtohet presioni nga ajo që vuan.
Njeriu i fundit që me të vërtetë ka njohuri të thella në këto gjëra u mundua disa herë por, më në fund kërkoi falje ngase siç na tha kanë filluar që edhe atë ta sulmojnë prandaj nuk është në gjendje ta vazhdojë. Vetëm për informatë dua të potencoj se ky person nuk e bënte këtë gjë për të holla por, e bënte për hirë të All-llahut Fuqiplotë.
Burri im mua më tregoi se koha e juaj nuk mundëson që unë t'u shkruaj për këtë çështje sidomos për atë se ju disa herë keni kërkuar falje dhe se nuk merreni me këto gjëra. Por, megjithatë unë kam besim te ju dhe shpresoj që t'më këshilloni se çfarë të bëj e nëse nuk ju premton koha shpresoj që të bëni lutje speciale për te që ta shpëtojë All-llahu Fuqiplotë nga ajo gjendje e rëndë që e përjeton.
Përgjigja:
Puna është siç të ka thënë burri yt. Por, megjithatë unë të këshilloj që ta porositish motrën tënde ta praktikojë atë që vetë unë e praktikoj.
Për çdo mëngjes ta lexojë suren Jasin dhe çka t'i mundësohet të lexojë nga Kur'ani si dhe virdin (zikër i veçantë që e ka bërë për çdo ditë) e Imam Neveviut fletushkë e cila gjendet me të madhe nëpër libraritë e Damaskut.
Autor: Prof. Dr. el-Buti