Banner

Fetva 334



Pyetja:

Si është dispozita e shpalimit të fytyrës nga ana e gruas muslimane para grave që janë krishtere?


Përgjigja:

Nëse ajo grua e krishtere është e moralshme dhe njihet me sjellje korrekte e të mirë atëherë nuk ka ndonjë pengesë që gruaja muslimane para saj t'i shpalojë flokët dhe diç nga stolitë e saja.

Por, nëse ajo nuk është e njohur me moral dhe sjellje të mirë atëherë gruaja muslimane duhet të ruhet nga shpalimi i stolive dhe vendeve tërheqëse para atyre shoqeve nga frika se ato mund të flasin për stolitë dhe bukuritë e saja para shokëve të tyre dhe kështu nga kjo të shkaktohet ndonjë gjë e keqe.

I njëjti vendim vlen në rastin kur gruaja që shikon bukuritë e saja është muslimane porse, ka moral të keq dhe është e lidhur me miq e shokë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...