Banner

Fetva 326



Pyetja:

Gruaja ime rrjedh nga një familje fetarësh dhe ka të kryer shkollën fillore të fesë por, ajo ka një vit e gjysmë që e ka lënë namazin për shkak të përtacisë.

Përkundër përpjekjeve dhe presionit tim dhe të prindit të saj që kemi bërë ndaj saj që t'i kthehet namazit ajo përsëri vazhdon ta lejë namazin dhe t'i shkulë vetullat megjithëate se e din se një gjë e tillë është Haram kurse pamja e vetullave të saj nuk ka ndonjë deformim.

Por, ajo këtë e bën për kozmetikë. Të gjitha përpjekjet dhe presionet e mija dështuan. Të të them edhe diçka tjetër, te telefoni vura spiun që t'i dëgjoj bisedat e saja që i bën me shoqet normalisht pa dijen e saj me qëllim që të dij se cila prej tyre është e keqe në mënyrë që ta largoj prej saj.

Pra, a konsiderohet kjo gjë spiunim?


Përgjigja:

Këtë që ti e thua nuk konsiderohet (me këtë qëllim që ti e thua) spiunim.

Por, ti mos ndjek atë që nuk ka të bëjë me qëllimin tënd dhe t'i nënshtrohesh dëshirës së tepruar për të dëgjuar dhe u njohur me temat që i zhvillojnë ato mes vete nëse ato ty nuk të hynë në udhë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...