Fetva 327
Pyetja:
Në një ajet thuhet: "I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e Israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes, ...", Ali Imran, 93).
Sun-net është që t'mos teprosh me pyetjet e të bëhesh shkaktar në ndalimin e diçkahit për muslimanët.
Çfarë faji kanë njerëzit për atë që mos ta teprojnë me pyetjet se përndryeshe ata mund të ballafaqohen me atë që All-llahu ata t'i ngarkojë më tepër duke e ditur se Sheriati Islam kujdeset për nevojat e njerëzve në mënyrë që t'i bëjë ata të gëzueshëm e jo që t'u sjell rëndime?
Përgjigja:
Këtë që e thua ti ka qenë gjatë jetës së Pejgamberit të All-llahut kur ende zbriste legjislacioni.
Por, pas vdekjes së Pejgamberit e deri në Ditën e Gjykimit pyet çka të duash dhe për çka të duash sepse nuk ke asnjë problem apo gjunah pasiqë Sheriati është i kompletuar dhe pyetjet tuaja as e shtojnë atë e as e pakësojnë.
Autor: Prof. Dr. el-Buti


