Fetva 332
Pyetja:
Jam farmacist që sipas mjeshtrisë sime duhet të kryej edhe dhënien e injeksioneve për pacientët por, ndër to ka edhe gra. Në rajonin ku punoj nuk ka farmaciste gra. Krahas kësaj unë bëj dhënien e injeksioneve që s'mund t'i japin shumica e farmacistëve ngase kjo gjë kërkon eksperiencë.
Pra, si është dispozita e Sheriatit në dhënien e injeksioneve muskulatore për femrat duke patur parasysh se disa prej tyre nuk janë të kujdesshme nga aspekti i moralit dhe shpalojnë trupin e tyre më tepër se sa që ka nevojë.
Njashtu, bëj pyetje për hakun e gruas ndaj burrit?
Përgjigja:
Nëse nuk ka grua të aftë për të dhënë injeksionet muskulatore ose venore atëherë lejohet t'i kthehemi ndonjë burrit të aftë për atë gjë.
Por, me kusht që gruaja t'mos shpalohet më tepër se që ka nevojë dhe ai që ia jep atë injeksion t'mos shikojë më tepër se që ka nevojë.
Lidhur me haket e gruas ndaj burrit ktheju librit: "Ihjau Ulum ed-Din" të Imam El-Gazaliut sepse ky libër është ndër më të mirit që është shkruar për këtë problematikë.
Autor: Prof. Dr. el-Buti


