Banner

Sfida e etikës (Atentati ndaj shejh El-Butit)



Nga El-Habib Ali El-Xhefri: E ai (El-Buti) tha: "Kur njeriu sheh ndonjë kryetar të fuqishëm, të cilit i janë nënshtruar shtetet e ai tani më nuk lëviz, i ka skaduar tirania dhe i ka ikur pushteti, s'do mend se njeriu në këtë rast do të ndikohet nga këshilla e kësaj pamje të vendngjarjes".


Sfida e etikës


Një vështrim i problemit erik me rastin e atentatit ndaj El-Al-lameh El-Butit dhe vdekjes së Dr. Muhammed Jusri Selameh

Lavdi i takon vetëm All-llahut Fuqiplotë.

Çdo kohë ka sfidë, e sfida e kësaj kohe është ruajta e etikës. Këtë gjë e ka thënë hoxha ynë Imam Abdull-llah bin Bejeh dhe shumë me të drejtë e ka pasur ...

Kjo sfidë është thelbi i paradokseve, i komplikimeve dhe i problemeve të rajonit sot, madje ndoshta edhe thelbi i paradokseve të mbarë botës. Them kështu ngaqë problemi i sistemeve të cilat ushtrojnë padrejtësi ndaj popujve të tyre është problem etik, ndërkaq edhe shfrytëzimi ekonomik i cili sulmon skamnorët, të sëmurit njashtu është një problem etik. Po ashtu, edhe konflikti sektar, konfesional, fetar dhe jofetar njashtu është një problem etik.

I kam soditur reagimet ndaj disa ngjarjeve gjatë javës së kaluar dhe ndër më të dalluarat ishte sulmi barbar, i pabesë që iu bë një shtëpie prej shtëpive të All-llahut Fuqiplotë në Xhaminë Iman, të lagjes El-Mezra'ah në Damask ku si pasojë e këtij sulmi ishin sakrificë përafërsisht pesëdhjetë studentë të diturisë të cilët ishin prezent në mësimin e Tefsirit (komentimit) të Kur'ani Kerimit, së bashku me profesorin e tyre, hoxhën tonë El-Al-lameh, shehidin Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan bin Mel-la Ramadan El-Buti, rahmeti i All-llahut qoftë për të gjithë ata.

Nën hijen e këtij konflikti të fuqishëm u derdh gjaku, u nëpërkëmb nderi, u shkatërruan qytete, fshatra, xhami, kisha dhe spitale ...

El-Al-lameh El-Buti, një figurë e lartë e dijes dhe mendimit, autor i mbi gjashtëdhjetë veprave, mosha e të cilit kishte kaluar të tetëdhjetat. Dhjetëra dijetarë të Shamit bashkëkohanik të tij si dhe nxënës ishin në kundërshtim rreth qëndrimit të tij ndaj ngjarjeve të cilat po zhvillohen në tokën e Shamit ku si pasojë e këtyre ngjarjeve ranë mbi njëqindmijë dhe aq më tepër u arrestuan dhe më se aq edhe shumë dolën si refugjatë.

El-Al-lameh El-Buti mbështeste mendimin se kjo është një luftë e udhëhequr nga forcat rajonale dhe botërore në vendin e tij në bilancin e fazës së ardhshme ku shfrytëzohet akumulimi i revoltës së njerëzve (popullit) sepse ata kanë vuajtur nga shtypja, padrejtësia dhe dëmi që u është bërë atyre dekada më parë. Njëkohësisht, ai mbështeste mendimin se nënshtrimi ndaj këtyre forcave shfrytëzuese e shndërron vendin e tij në një fushëbetejë për fuqitë rajonale dhe atyre botërore ku si sakrificë do të jetë populli Sirian.

Kurse, kundërshtarët e tij, mendonin se përgjegjësia në shkallë të parë i bie sistemit aktual i cili vazhdoi shtypjen dhe vrasjen pa fije turpi dhe pa drojë feje dhe se sikur të mos ishte ky sistem nuk do të kishin mundësi që ato forca të shfrytëzojnë këtë fazë.

Njëkohësisht, dijetarët e Shamit që kanë dalur jashtë vendit si shkak i ngjarjeve të fundit e të cilët qëndrojnë në anën e revolucionit e të cilët mendojnë se sistemi duhet rrëzuar, kanë deklaruar se kundërshtimi i tyre me El-Butin, rahmeti i All-llahut qoftë për të, ishte një kundërshtim që kishte të bëjë me vlerësimin e ngjarjeve dhe me mënyrën e trajtimit të tyre dhe se ata fuqishëm e kundërshtojnë atë, por megjithatë, ata dëshmojnë për të (El-Butin) se është një njeri i njohur me zuhd (jo lakmues i kësaj dynjaje, i përvuajtur), me devotshmëri dhe frikërespekt ndaj All-llahut Fuqiplotë si dhe këta mohuan dhe i kundërshtuan ata të cilët e akuzojnë dijetarin në fjalë se gjoja ai është preja atyre që miklon për të arritur pasuri apo pushtet (autoritet), madje ata e dënuan edhe vetë aktin e atentatit. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe udhëheqësia e opozitës bile edhe hoqën dorë nga ky krim i shëmtuar. Dëshmia e ulemave për vlerën dhe devotshmërinë e dijetarit El-Buti, na jep një mësim etiko-moral që duhet pasur gjatë kundërshtimit në mendim për të cilin neve sot jemi më se të nevojshëm.

Doktor El-Buti ka dënuar dhe kundërshtuar sistemin si fshehurazi njashtu edhe haptazi, para se të vijnë këto revolucione dhe u ka tërhequr vërejtjen për pasojat e veprimeve të tyre, sa që njëri prej ulemave që sot është përkrahës i revolucionit më ka përcjellë mua qëndrimin e El-Butit në kohën e Asadit të mëparshëm ku në një kongres që është transmetuar drejtpërsëdrejti dhe atë në fillim të tetëdhjetave duke kërkuar drejtësi prej kryetarit. Këtë gjë ai e bëri para syve dhe veshëve të të gjithë njerëzve kështu që zemrat e ulemave në atë moment u trishtuan nga frika për dhunën dhe agresionin që sistemi mund të ushtrojë ndaj El-Butit.

Por, problemi etik-moral qëndron te një grup tjetër, ku mes këtij grupi dhe Dr. El-Butit ka pasur mosmarrëveshje ideore e cila vazhdoi dyzet vite dhe ky grup nuk mundej t'i bëjë ballë El-Butit dhe atë falë gjerësisë së diturisë së tij, fakteve (argumenteve të tij të patundshme si dhe nivelit të lartë të trajtimit të tij të çështjeve deri sa erdhi revolucioni dhe filloi veprimi i spastrimit jo etik duke pastruar llogaritë, duke kryer atentate morale (psiqike) si dhe duke shfrytëzuar plagët e të pikëlluarve që nga dita e parë (e revolucionit).

Filluan ta akuzojnë se e përkrahë Asadin e mëparshëm gjatë ngjarjeve të Hamasë (në fillim të viteve të tetëdhjeta). Një akuzë të tillë e demantuan disa udhëheqës të mëdhenj të organizatave islame që u ngritën kundër sistemit gjatë ngjarjeve të Hamasë.

Komentuan qarjen e tij gjatë faljes së namazit të xhenazes së Asadit të mëparshëm dhe një gjë të tillë e konsideruan si miqësi ndaj tij dhe dyfytyrësi edhe pse El-Buti kësaj iu përgjigj me rastin kur dikush e pyeti për shkakun e qarjes, e ai tha: "Kur njeriu sheh ndonjë kryetar të fuqishëm, të cilit i janë nënshtruar shtetet e ai tani më nuk lëviz, i ka skaduar tirania dhe i ka ikur pushteti, s'do mend se njeriu në këtë rast do të ndikohet nga këshilla e kësaj pamje të vendngjarjes".

Lëshuan fetva se El-Buti ka dhënë fetva se lejohet të vriten protestuesit paqësorë. Është për t'u habitur ajo se, edhe pse El-Buti që nga fillimi i ngjarjeve në faqen e tij elektronike kishte deklaruar dhe ishte përgjigjur një pyetjeje të një ushtari sirian i cili e kishte pyetur për dispozitën e Sheriatit lidhur me vrasjen e protestuesve në rast të detyrimit, pikërisht kur ushtari kërcënohet nga udhëheqësia (komandanti) për mbytjen e tij nëse nuk i zbaton urdhrat. Përgjigja e El-Butit ishte se ushtari e ka haram të vrasë protestuesit edhe nëse atij i rrezikohet jeta me vdekje.

Lëshuan fetva se El-Buti ka dhënë fetva se lejohet t'i bëhet sexhde fotos së Asadit të tanishëm. Njashtu, edhe përkundër asaj se El-Buti ka dhënë fetva të hapur e të qartë se urdhri për t'i bërë sexhde fotos së kryetarit është kufër (mos besim). Por, ata të cilët detyrohen nën kërcënimin e forcës së armës për të shpëtuar veten, ai në këtë rast nijetin do ta bëjë se sexhde i bën All-llahut Fuqiplotë, kurse foton e merr si shtrojë apo sexhade (ky lehtësim vërtetohet me Ajetin përkatës Kur'anor). Por, përkundër gjithë kësaj, ata shkëputën dhe deformuan tekstin e tij dhe e falsifikuan sa që thanë se ai ka lejuar t'i bëhet sexhde kryetarit!

El-Buti dha fetva për atë se rezultatet e pritura të vazhdimit të protestave do të shkaktojnë derdhjen e gjakut dhe shkatërrimin e vendit, andaj bazuar në këto pasoja nuk lejohet të dilet në protesta për të mbyllur pretekstin (e dëmeve) edhe pse protestat në bazë (parimisht) lejohen dhe është e drejtë e ligjshme. Por, përkundër gjithë kësaj ata falsifikuan fjalët e tij dhe thanë se ai ka ndaluar në mënyrë absolute protestat.

Kam diskutuar me doktorin, rahmeti i All-llahut qoftë për të, rreth botëkuptimit të tij dhe kundërshtimi ynë ishte i ashpër rreth disa pikave, por edhe pse ishte dallimi i moshës, diturisë dhe vlerës, unë prej tij nuk dëgjova asnjë lëndim, madje as që hetova prej tij ndonjë ftohtësi ndaj meje e as ndonjë akuzim në nijetet dhe qëllimet gjë që kjo sot neve na mungon pikërisht "ahlaku-etika".

Pikat përmbledhëse të cilat kaluan ishin shembull i rënies së nivelit të mungesës së ahlakut-etikës gjatë kundërshtimit në mendim, por shfaqja e kësaj rënie drastike doli në pah pasi që doktori ra shehid duke shpjeguar Kur'ani Kerimin natën e xhuma në xhami ...

Ka edhe prej atyre që thonë se kjo që i ndodhi doktorit është si përfundim i keq për të cilën gjë duhet shfaqur gëzim dhe hare. Këta këtë gjë e argumentojnë me ajete Kuranore dhe hadithe të Pejgamberit alejhis-selam, kuptohet duke deformuar dhe falsifikuar kontekstet e ajeteve dhe të haditheve, gjë që futë krupën.

Madje, disa kanë shkuar deri në atë masë sa që neveritjen dhe deformimin e tyre e lidhën me prapavijën e kundërshtimit ideor, kështu që këta atentatin ndaj El-Butit e ndërlidhën me kundërshtimin e tij shkencor që ka pasur me njërin prej hoxhallarëve të tyre para tridhjetë vitesh. Ata me këtë sulmojnë kuadrin sheriatik të doktorit, orientimin e tij ideor si dhe nxisin kundër shkollës të doktorit duke shfrytëzuar për këtë hidhërimin e popullit Sirian, sprovat dhe vuajtjet që janë duke i përjetuar si vrasjet, terrorin, atentatet dhe dëbimet ...

Përkundër asaj se karvani i revolucionarëve që është kundër sistemit përfshinë një numër nga drejtimet (orientimet) e ndryshme siriane si ato fetare dhe jo fetare nga mbarë vendi, me vetë dëshminë e udhëheqësve të tyre, ku në mesin e tyre ka nga Ehli Suneti (sufi dhe selefij), të krishterë, nusajrij dhe druzë dhe ndoshta edhe të tjerë, por rënia e shtytjes së etikës disa prej tyre i ka shtyrë që të kenë harmoni me drejtimin që nxitë fitnen (përçarjen) sektare me qëllim që ecuria e ndodhive të devijojë dhe të arrijë konflikti fetar e sektar ku roli i këtyre është njësoj si ajo për të cilën sistemi akuzohet se qysh në fillim doli me një pamje që aspak nuk ngurron të shfrytëzojë lloj llojshmërinë kulturore me qëllim që të fitojë betejën kundër opozitave të tij. Mirëpo, rreziku i ardhshëm qëndron në ndikimin e këtij komunikimi në radhët e atyre që i përkasin revolucionit sepse ky është një rrezik i madh i së ardhmes.

Këtë kontekst të ngjashëm e ka edhe vdekja e aktivistit të nderuar selefij Dr. Muhamed Jusra Selamah i cili refuzoi qëndrimet politike të xhematit të tij dhe shpalli kundërshtimin e tij edhe pse ai përputhej me ta në vizionin sheriatik selefij. Ceremonia e varrimit të tij dha një mësim praktik ku morën pjesë dhe u tubuan profilet e ndryshme politike për ta përcjellë duke qarë. Madje, ky rast shkriu në kallëpin e etikës pengesat iluzore të shkaktuara nga botëkuptimi i deformuar i kuptimit të Fesë. Pra, kështu në këtë ceremoni varrimi pamë të rinjë egjiptas të konfesionit krishter që foton e tij e postonin nëpër facebook dhe twiter, njësoj si më parë egjiptasit musliman kishin vendosur foton e aktivistit egjiptas të krishter Mina Danjal në faqet e tyre të internetit.

Veprimi i këtyre na ofron një mesazh të qartë se etika e lartë është ajo që mund t'i bashkojë njerëzit sa do që ata mund të jenë në kundërshtim politikisht, fetarisht apo ideologjikisht.

Por, edhe pse në ceremoninë e tij prezantuan disa nga hoxhallarët e tyre dhe bënë lëvdata por fatkeqësisht ne dëgjuam zhangëllimë të zëshme nëpër kanalet fetare duke shprehur gëzimin e tyre të gërditshëm për sëmurjen dhe vdekjen e këtij të riu për shkak se ai ka braktisur radhët e xhematit të tij dhe ka kundërshtuar qëndrimet e tyre politike.

Kjo rënie e nivelit jo etik deri në atë masë sa që të kërcehet mbi kufoma dhe të luhet dhe manipulohet me lëndimet është një fatkeqësi e madhe dhe këtë e bën më fatale kur kjo gjë bëhet nga ata që i përkasin xhemateve që e konsiderojnë veten si ndihmëtar të Fesë, e të cilët përpiqen për të rikthyer dhe ndërtuar shtetin fetar. Ankesat po ia drejtoj All-llahut Fuqiplotë dhe prej Tij kërkoj ndihmë!

All-llahu Fuqiplotë thotë: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ لِله شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُواْ اللهَ إِنَّ اللهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ} - "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë, bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini frikë All-llahun, se All-llahu di hollësisht për atë që veproni", (Maide, 8).

Kurse Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem ka thënë: "Jam dërguar që të plotësoj virtytet e larta të moralit".

Zoti im, të lutemi për realizimin e virtyteve të larta të moralit, për shërimin dhe çiltërinë e zemrave dhe pastërtinë e gjuhës. O All-llah!



Autor: El-Habib Ali El-Xhefri, prill 2013.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...