Banner

Fetva 301



Pyetja:

Në mëhallën tonë gjindet një Xhami ku xhemati që falet aty e ka bërë zakon që pas namazeve farz nën udhëheqjen e Imamit së bashku të bëjnë dhikr.

Por, ka disa që thonë se këto lutje dhe në këtë mënyrë janë bid'at (risi në Fe) dhe se nuk kanë mbështetje në Sheriat.

Kur u ngrit kjo dilemë tek Imami ai kërkoi që ata këtë ta argumentojnë me Hadithe të të Dërguarit dhe me Kur'an?


Përgjigja:

Nuk ka ndonjë problem në ngritjen e zërave të xhematit (namazlinjëve) pasiqë kanë përfunduar me namazin.

E them këtë gjë sepse sahabet (shokët e Pejgamberit) mbarimin e namazit me xhemat e dinin atëherë kur dëgjonin ngritjen e zërave të namazlinjve me dhikret e namazit. Një gjë e tillë transmetohet në Sahihun e Buhariut.

Por, ngritja e zërit me dhikër apo lutje është e papëlqyer nëse u pengon atyre që janë duke u falur e që gjenden afër tyre.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...