Fetva 69
Pyetja:
A është e konsiderueshme fetvaja e Shejhul Ez'herit që thotë se kamata e bankës është e lejuar.
Andaj, njeriu i cili mbështetet në këtë gjë a është i shpëtuar nga gjunahu madje duke patur edhe pak dyshim në këtë fetva nga ana e atij që e merr këtë kamatë?
Përgjigja:
Fetvaja e Shejhul Ez'herit është e papranueshme dhe falsiteti i saj është i njohur ose është prej gjërave që çdo musliman duhet t'i dijë.
Andaj, mbështetja në këtë nuk e shpëton nga gjunahu personin që e praktikon një gjë të tillë.
All-llahu e mëshiroftë Imam Malikun i cili ka thënë: "Kjo dituri është fe andaj shiqoni prej cilit e merrni fenë tuaj".
Autor: Prof. Dr. el-Buti