Banner

Çdo femër që beson në Allahun 4



Rezultat i kësaj bindjeje që zë vend në zemrat e tyre është se metoda kryesore e ruajtjes së rrjedhave të renesancës së tyre nuk është asgjë tjetër përveç se puna e tyre permanente me çdo mjet që myslimanët të mbeten larg Islamit, të humbur prej historisë së tyre dhe burimit të parëve të tyre. Njëkohësisht ata mundohen që t'i largojnë myslimanët prej thelbit të Islamit dhe zbatimit të tij me çdo gjë tjetër që mund ta zëvendësojë atë ... Nuk dyshoj aspak se të nevojitet argument i cili do të zbulonte saktësinë e kësaj të vërtete, pasi pëshpëritjet e pandërprera të udhëheqësve, kryesisht mendimtarëve të Perëndimit, kanë të bëjnë me këtë problem dhe mund të hasen në çdo mjedis, bile ato pëshpëritje (për fat të mirë) janë shndërruar në kushtrim të cilat lirisht mund t'i dëgjojë çdonjëri i cili ka edhe njohuri të pakta rreth kulturës bashkëkohore.

Megjithatë, është e udhës të përmendim një lloj të kësaj pëshpëritjeje e cila është shndërruar në zë të dëgjueshëm të cilin mund ta vërejë çdo njeri i cili ka njohuri për shekullin në të cilin jetojmë.

Ja disa pjesë prej librit "Whither Islam?", (Në ç'drejtim shkon Islami) në përgatitjen e të cilit kanë marrë pjesë një grup orientalistësh të shumë vendeve. Në përpilimin, hulumtimet, parathënien dhe komentimin e këtij libri gjithashtu merr pjesë orientalisti dhe njëri prej këshilltarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë H.I.R. Gilb.

Giibi në parathënien e rrezikshme të kësaj vepre e cila përfshinë 100 faqe pohon se faktorët e ndryshëm regjional, kalimi nëpër etapa të ndryshme dhe largësia midis vendeve islame nuk kanë mundur të ndikojnë në bashkimin e qytetërimit islam, gjë që prej botës islame bëri botë të pafund dhe bllok politik të rrezikshëm i cili hermetikisht rrethon Evropën dhe izolon atë nga bota.

Më tutje vazhdon Giibi të sqarojë se Perëndimi ka korrur sukses në të thyerit e kësaj fuqie në shpartallimin e qytetërimit dhe unitetit islam dhe thotë: "Kështu parimet fetare dhe mësimet moralo-etike (ahlaku) në Islam janë në ndryshim e sipër, kanë marrë kahjen e afrimit me parimet e etikës perëndimore e cila në të njëjtën kohë paraqet mësimet moralo-etike të kishës krishtere".

Njëkohësisht ai pohon se aktiviteti kulturo-arsimor nëpërmjet shkollave bashkëkohore dhe gazetarisë, kanë lënë te myslimanët (pa vetëdijen e tyre) ndikim aq të madh sa që i ka bërë ata me pamjen e tyre të jashtme të duken jofetarë pa masë.

Këtyre fjalëve ai u bashkëngjit edhe këtë "E sidomos kjo është esenca e suksesit të orvatjeve të Perëndimit për të larguar botën islame nga qytetërimi i tij".

Pastaj ai vendosmërisht dhe me kënaqësi pohon: "Bota islame për një kohë të shkurtër do të bëhet jo fetare në pikëpamjet e tyre jetësore po qe se nuk ndodhin ndryshime që nuk janë të planifikuara". Këtu Giibi ndalet dhe prezanton frikën e tij prej asaj që mund të paraqitet një zgjim i ri islamik i cili do të prishte efektin e të gjitha këtyre fryteve perëndimore dhe thotë: Lëvizjet islamike përparojnë zakonisht me një shpejtësi të papritur, gjë që na habit, dhe eksplodojnë befas, para se të shohin vëzhguesit shenjat e tyre, e kjo i çon ata të dyshojnë në të. Lëvizjeve islame nuk u mungon asgjë tjetër përveç se një udhëheqësi e urtë, nuk u mungon asgjë tjetër veç paraqitjes së Salahud-dinit të ri. [1]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femrës që beson Allahun Fuqiplotë".

[1] - Marrë nga libri: "Në ç'drejtim shkon Islami-Whither Islam?". Shiko vëllimim e dytë të Muhammed Muhammed Husejin, fq. 197-213.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...