Fetva 324
Pyetja:
Ndonjëherë duke u falur ndjej sikur qëndroj para Mëshirës së Madhnisë së All-llahut kështuqë më preokupon një përkushtim i madh dhe më mbushen sytë plot lotë.
Kurse, ndonjëherë duke u falur pa qëllim mendoj për punët e dunjasë dhe veten e ndjej sikur jam larg Atij që më ka krijuar.
Pra, a është në rregull ky namaz?
Përgjigja:
Këtë gjendje që ti e përjeton është çështje e çdo muslimani dhe nuk është çështje specifike vetëm te ti.
Ka raste kur All-llahu i shfaqet njeriut për shkak të cilës gjë zemra e njeriut mbushet përplotë përkushtim dhe butësi edhe jashta namazit e t'mos flasim për namaz.
Ndërkaq, kjo zbaticë mund të tërhiqet për shkaqe që këtu nuk ka mundësi të spjegohen kështuqë ngurrohet zemra pasiqë ishte e butë dhe humbet përkushtimi.
Por, dije se shërtimi i përkushtimit bëhet me shpeshtimin e dhikrit të All-llahut.
Autor: Prof. Dr. el-Buti


