Metoda e kontrollimit të tezave shkencore 1
Tani të kalojmë në anën tjetër të kësaj teme shkencore duke parashtruar pyetjen: Cila është metoda shkencore që i përgjigjet analizës pikërisht për të verifikuar ndonjë tezë prej tezave apo ndonjë hipotezë prej hipotezave, e të cilën dijetarët perëndimorë e pranuan dhe e miratuan unanimisht?
Konstatojmë se: kur është fjala për hipotezat që kanë të bëjnë me shkencat natyrore, Evropa duke filluar që nga epoka e Rilindjes mundi të formojë një metodë me prova dhe eksperimente, e cila zotëron të gjitha elementet e madhështisë dhe përpikmërisë dhe jo vetëm kaq por mendimi evropian mundi që të vërë në shërbim ecurinë e zbulimeve dhe të shpikjeve si mjet për të përkrahur eksperimentin shkencor, për të mbështetur atë dhe për të patur suksese të mëdha në këtë drejtim. [1]
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".
[1] - Metoda eksperimentale vlen që të mbështetemi për shkencat natyrore. Sepse natyra e këtyre diturive nuk mund të arrihet e të perceptohet në mënyrë të bindshme ndryshe vetëm se duke filluar me lëndë që gjenden në provën e jashtme, larg inspirimit të mendjes apo të të menduarit. Kështu kjo pastaj ia imponon veten mendjes në përputhje me atë që tregon studimi dhe eksperimenti. Kurse pastaj roli i mendjes është që vetëm ta komentojë dhe ta analizojë atë.
Ndërkaq disa njerëz të marrë që nuk e kuptojnë dallimin midis natyrave të shkencave të ndryshme, vazhdojnë të këmbëngulin (duke u nisur nga metoda eksperimentale), që të mos besojnë Krijuesin, All-llahun Fuqiplotë derisa atyre nuk u vërtetohet kjo (ekzistimi i All-llahut) nëpërmjet metodës ekperimentale.
Këta njerëz të marrë supozojnë se pasiqë Evropa vuri në funksion trenin, shfrytëzoi energjinë elektrike, raketën etj., duke përdorur studimin eksperimental (kjo sipas supozimit të tyre), tregon se të gjitha të vërtetat kozmike të gjithësisë duhet të shndërrohen në shkenca natyrore dhe t'u nënshtrohen provës dhe studimit eksperimental, përndryshe nuk pranohet gjykimi i gjykatësit në gjykatë dhe as ligji në lëmin e psikologjisë dhe se këta njerëz nuk kanë asnjë të vërtetë nga realiteti i të kaluarës apo nga shqetësimet e të ardhmes.
Këta tipa të marrë supozojnë kështu me pretekstin sepse ajo (besimi në ekzistimin e All-llahut) nuk është tjetër vetëm se rrjedhim i induksionit, konkluzionit apo i analogjisë. Pra, pasiqë kjo (ekzistimi i All-llahut) qenka larg provës dhe studimit eksperimental atëherë është kotësi dhe ai nuk ekziston ... S'do mend se një mendim i tillë është më i nevojshëm për mjekim se sa për diskutim dhe hulumtim.


