Metoda e kontrollimit të tezave shkencore 3
Çudia dhe pazakonshmëria më e madhe e kësaj metode mishërohet në atë se kjo metodë bëri për vete një grup të madh hulumtuesish perendimorë kur Xhejmsi këndvështrimet e pashmangshme ideore i ndau në dy grupe: në të gjalla dhe në të vdekura. Këndvështrimin e vdekur e shpjegon me atë kur hulumtuesi në vetvete nuk gjen asnjëlloj prirje ndaj saj. Këndvështrimin e vdekur e shembullon bie fjala kur dikujt i thuhet: bëhu mistik ose musliman kundruall asaj që mund t'i thuhet: bëhu i krishter ose agnosticist. Pjesa e parë e çështjes në fjalë është e gjykuar që në fillim hidhet poshtë duke marrë parasysh se këndvështrimi ndaj saj mungon si dhe vullneti dhe dëshira për të është e shmangur. [2]
Nuk dyshoj se këtë metodë e mbështesin gjithashtu edhe të tjerë përveç Uilliam Xhejmsit por këtë e kundërshtojnë (për nga aspekti teorik) shumë të tjerë. Por përsëri realiteti i hulumtimeve të ndryshme flet se edhe këta që nuk bien dakord me këtë metodë njëkohësisht edhe këta thërrasin për të njëjtën metodë me zë të lartë duke thënë: Akidja qoftë për nga aspekti negativ apo ai pozitiv duhet të ngrihet në një masë të madhe në dëshirën nëse nuk themi pastër vetëm në dëshirën.
Nga kjo kuptojmë se është e pamundur që të gjejmë te hulumtimet e tyre ndonjë hije objektiviteti, me përjashtim të rasteve të rralla. Kështu është sidomos te metoda e konkludimit të tyre (dhe kjo është rruga e vetme e rishqyrtimeve të tyre në këtë fushë), është shumë elastike, roli i së cilës është që të mund t'i përgjigjet çdo dëshire dhe këndvështrimi.
Kriteri i përbashkët midis Uilliam Xhejmsit dhe mendimtarëve të tjerë perëndimorë, është se ata strukturën e besimit në opinionet e tyre e formojnë dhe e lidhin me interesat e ndryshme të kësaj bote ndaj të cilave kanë tendenca në gjallërimin dhe jetën e tyre. Pra, s'ka mëdyshje se besimet fetare që manifestohen në jetën e tyre nuk burojnë nga mendja dhe logjika por e kundërta, ato (besimet fetare) qarkullojnë në mendjet dhe mendimet si rrjedhojë e realitetit të çështjeve dhe jetës së tyre.
Për të dëshmuar këtë shiko se si mendimtari britanik Bentami shprehet për këtë metodë dhe me një mënyrë shumë të qartë duke thënë: "Ecuria e fesë duhet t'i përshtatet kërkesës së dobisë. Nisur nga aspekti se feja është faktor që përbëhet prej dënimit dhe shpërblimit, dënimet e saj doemos duhet të orientohen vetëm kundër veprimeve të dëmshme të rrethit shoqëror. Po ashtu edhe shpërblimet që i parashikon feja, duhet të përqëndrohen vetëm rreth veprimeve, të cilat sjellin dobi. Mënyra e vetme për gjykimin e ecurisë fetare, duhet të shikohet e të merret vetëm për nga aspekti i dobisë politike që i sjell popullit ndërsa jashtë kësaj të tjerave nuk u duhet kushtuar vëmendje". [3]
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".
[2] - Shih librin e William Xhejmsit: "El-Aklu ve'd-dinu" (Arsyeja dhe feja) f. 4-5.
[3] - "Usulu esh-Sheraai'", f. 37.


