Metoda e kontrollimit të tezave shkencore 4
Kur panë se natyra e arsyes është në kundërshtim të plotë me këtë metodë si për nga hulumtimi e analiza dhe kur panë se sikur arsyes t'i jepet liri të mendojë si të dojë për gjërat metafizike dhe për ato abstrakte, se një gjë e tillë do t'u shkaktojë ngatërresa të mëdha në rregullat dhe në gjykimet ideore, të cilat i ngritën në bazë të kësaj metode, atëherë ata s'e panë për të madhe që të ngrenë një shkollë tjetër ideore ku mbështetja e saj është në shpërfilljen me mendjen dhe me faktet dhe argumentet e mendjes së shëndoshë dhe filluan që njëri-tjetrit t'ia tërheqin vërejtjen nga mashtrimet e mendjes që i bënë në favor të fesë (domethënë fesë që ata e kujtojnë, gjegjësisht sipas metodës së tyre që e qartësuam më lart) andaj dhe motoja e kësaj shkolle ishte: "Të shpëtojmë fenë nga mendja"!
Ti shumë mirë e di se ecja me këtë metodë interesante, të çuditshme dhe të paparë, e cila kërkon prej tyre që të mos i kushtohet vëmendje mendjes me qëllim që vlerat e përgjithshme ideore të tyre të mund të kahëzohen sipas interesave dhe dobive të ndryshme. Njëkohësisht kjo metodë kërkon edhe përgënjeshtrimin e çdo kuptimi tjetër lidhur me këto vlera dhe me këto besime që nuk përputhen me interesat e tyre dhe sado që ato vlera të jenë në lidhmëri me mendjen dhe sado që të jenë të pakontestueshme dhe të qarta.
Mu për këtë arsye i sheh ata (në kohën kur prangojnë mendjet e tyre, duke u frikësuar nga përgënjeshtrimet dhe hilet e saj, prej së cilave rrezikohen besimet e tyre që vetë ata i ngritën në përgjigje të rrethanave të caktuara të jetës së tyre), të vërsulen ndaj besimeve tona, të cilat janë ngritur siç e pamë në përputhje me gjykimin e mendjes së shëndoshë dhe në përputhje me metodën e shëndoshë shkencore. Ata e bëjnë këtë në emër të mendimit të lirë, duke e ditur se janë gënjeshtarë dhe se gjoja janë të udhëzuar vetëm nga drita e shkencës. D.m.th., ky sulm i maskuar me pretekstin e hulumtimit racional të lirë, nuk është diçka tjetër vetëm se përgjigje dhe nënshtrim ndaj të njëjtës metodë, të cilës iu përmbajtën më parë. Sepse besimi që nuk përputhet me interesat, tendencat dhe aspiratat e tyre të ndryshme, meriton të luftohet nga ata dhe kjo pa marrë parasysh argumentet dhe mbështetjet që ka ai besim.
Mendoj se tani nuk më ka ngelur diçka tjetër vetëm se t'i ofroj lexuesit një sërë shembujsh ku shumica e tyre flasin për vërtetimin e dy gjërave, e që janë: mënyra e konkludimit të lirë nga çdo verifikim apo induksion dhe së dyti ndikimi i dëshirës për të mbrojtur një botëkuptim të caktuar dhe ngritjen e besimit në bazë të saj.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".


