Femra dhe drejtat civile 3
Pas kësaj Allahu, xh.sh., jep shpjegim i cili e konfirmon këtë të drejtë të femrës dhe tërheq vërejtjen për çdo dredhi ose padrejtësi ndaj tij, andaj thotë: "Nëse dëshironi të lëshoni një grua, për ta martuar një tjetër, dhe njërësp rej tyre i keni dhënë shumë pasuri, mos mermi as gjë prej saj. Mos doni t'ia merrni me dhunë, duke shkaktuar mëkat të qartë? Dhe si mund t'ia merrni atë kur keni jetuar me njëri-tjetrin dhe kur ato kanë marrë prej jush betim të fortë?", (En-Nisa, 20-21).
Është e ditur se gjëja më karakteristike dhe më qenësore e cila është e domosdoshme në posedim është qëndrueshmëria e drejtës së shfrytëzimit të pasurisë gjersa të mos ketë ndonjë faktor për vënien nën përkujdesje për çka janë tërësisht të barabartë mashkulli dhe femra. Kaptinat për marrëdhëniet ndërnjerëzore në librat e fikut (drejtës islame) janë përplot shpjegime të drejtave të ndryshme për shfrytëzimin e pasurisë edhe nga ana e mashkullit edhe nga ana e femrës bashkërisht.
Njëri prej shembujve të pavarësisë së femrës në raport me mashkullin në ato drejta civile të cilat i gëzon është e drejta të cilën Ligjvënësi, Allahu, xh.sh., ia ka dhënë, e ajo është e drejta e zgjedhjes së bashkëshortit, ashtu që veliut (kujdestarit) nuk i mbetet asgjë tjetër pos t'i drejtohet asaj për mendim nëse e miraton martesën me atë me të cilin është fejuar, përderisa të jetë mendërisht e aftë dhe e pjekur, kurse lypësi është prej atyre që janë të barabartë me ta.
Ky është qëndrimi të cilin e mbështesin malikitët, hanefitët, hadevitët dhe numri më i madh i fakihëve (juristëve) në mesin e sahabëve (shokëve të Pejgamberit, s.a.v.s.) dhe tabi'inëve [3] (gjeneratës pas sahabëve). Argumente nga Kur'ani për këtë janë fjalët e Allahut të Madhërishëm, xh.sh.: "Mos i pengoni që të martohen sërish për burrat e tyre, nëse pajtohen të jetojnë siç kërkojnë rregullat ...", (El-Bekare, 232).
Në sunet (praktikën e Pejgamberit, s.a.v.s.) citohet një transmetim të cilin e shënojnë Imamët Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe, nga Abdullah ibni Abbasi, r.a., në të cilin thuhet: "Një vajzë e pamartuar kishte ardhur te Pejgamberi, s.a.v.s., dhe i kishte thënë se babai e kishte martuar pa pajtimin e saj. Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s., i dha të drejtë të vendosë". [4]
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".
[3] - Shih: El-Hidaje nga El-Merginania 1/145, Esh-Sherhu-s-Sagir nga Esh-Derdiri 3/353, Subulu-s-Selam nga Es-San'ani 3/187.
[4] - Në këtë hadith është gjetur një e metë e fshehur që është mursel (në zinxhirin e transmetimit mungon nja sahib), për çka është përgjigjur se e transmeton Ejjub ibni Suvejdi nga Eth-Thevri, kurse ky nga Ejjubi si mevsul (me sened të lidhur), kështu e transmeton Ma'mer ibni Sulejman er-Reki nga Zejd ibni Hibbani, kurse ai nga Ejjubi gjithashtu si mevsul. Përndryshe kur ka mospajtime lidhur me atë nëse senedi (zinxhiri) është i lidhur apo mursel respektohet mendimi se është i lidhur. Nga ana tjetër, shafitët dhe hanbelitë konsiderojnë se babai mund ta detyrojë vajzën e pamartuar të martohet me një mashkull për të cilin konsideron se i plotëson kushtet, e në to hyn edhe ajo që burri të jetë i denjë për të. Ata këtë e dëshmojnë në bazë të kontradiktës të cilin e transmeton Ibni Abbasi nga Pejgamberi, s.a.v.s., në version të Muslimit: "Një grua e martuar ka përparësi ndaj kujdestarit rnë vendimin për veten e saj, kurse ajo e pamartuar pyete, dhe nëse hesht kjo konsiderohet pranim", kurse fjalët e Pejgamberit, s.a.v.s., "Ndërsa ajo e pamartuar pyetet", i kanë përkufizuar në gjë mustehab (e preferuar) ...


