Femra dhe drejtat civile 4
Një transmetim i ngjashëm është ai i En-Nesait nga Aisheja, r.a., në të cilin thuhet se një vajzë kishte hyrë te ajo dhe kishte deklaruar: "Babai më pa miratimin tim më ka martuar për një djalë i cili nuk është i denjë për mua", pas kësaj Aisheja, r.a., ishte përgjigjur: "Qëndro gjersa të vijë Pejgamberi, s.a.v.s.". Pas pak Pejgambri, s.a.v.s., erdhi dhe ajo e informoi për rastin, dhe ky e dërgoi dikë ta ftojë babain e saj dhe asaj i dha të drejtë të vendosë. Pas kësaj ajo deklaroi: "O Pejgamber i Allahut, unë e kam lejuar atë që vendosi babai im, por desha t'i mësoj femrat që në këtë punë baballarët nuk kanë kurrfarë të drejtash".
Pasi që është konfirmuar se posedimi është e drejtë e femrës njësoj si është e drejtë e mashkullit, pa kurrfarë dallimi, kjo kërkon që burimet e pronësisë të jenë të njëjtë në raport me të. Siç është e ditur burimet e pronësisë janë: fitimi i lejuar, marrëveshjet pronësore, të ardhurat nga pasuria, trashëgimia (paja) dhe dhurata që hyjnë në to. Këto burime janë burime të pronësisë për mashkullin dhe femrën njësoj.
Një prej pasojave të kësaj është barazia e mashkullit dhe femrës në pagesë për punë të njëjtë. Kjo për arsye se fitimi i drejtave për pagesë është rezultat i kryerjes së punës për të cilën është paraparë një pagë e caktuar. Nga dispozitat e njohura në Sheriat hyn edhe dispozita që pagesa ose mëditja realizohet në bazë të punës dhe kualitetit të saj, dhe jo në bazë të punëtorit nëse është mashkull ose femër. Kur punëdhënësi obligohet për një mëditje të caktuar për atë që ia kryen punën e kërkuar, personi i cili e kryen meriton mëditje ose pagë në tërësi me vetë faktin që puna është kryer në tërësi pavarësisht llojin e punëtorit. Nga kjo përjashtohen vetëm kontratat e posaçme që lidhen me pajtim të dyanshëm të palëve të interesuara ...
Me gjasë shumëkujt nuk i është e ditur diçka që në Sheriat quhet e drejtë e mbrojtjes ose e drejtë e garancisë personave. Lidhur me këtë të drejtë Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë si vijon: "Mbrojtja e Allahut është një, me të i mbron ata më të ulëtit ndër njerëzit, kurse besimtarët janë mbrojtje për njëri tjetrin krahas njerëzve të tjerë". [5]
Mbrojta e Allahut është një, nënkupton se mbrojtja të cilën Allahu, xh.sh., ia ka dhënë robërve të Vet dhe e cila paraqet bazën nga e cila dalin të drejtat si drejtës së mbrojtjes, drejtës së garantimit dhe drejtës së kujdestarisë ndaj të tjerëve, në raport me të gjithë ata është një pa dallim midis mashkullit dhe femrës. Secili prej tyre ka të drejtë për mbrojtje të pamohueshme ashtu që mund ta mbrojë cilit të dojë nga njerëzit dhe të pranojë cilin të dojë nën mbrojtje. Askush nuk ka të drejtë, pa marrë parasysh kush është pyetje, që pas kësaj ta thyej mbrojtjen ose ta injorojë pasi që nën mbrojtjen e vet e ka marrë cilin ka dashur. Përjashtim nga kjo është kur personi i mbrojtur dënohet me vendim të gjyqit për të cilin është paraparë dënimi sheriatik ose nëse është në pyetje ushtari i cili ka luftuar, në këtë rast mbrojtja është e pavlerë dhe nuk ka asnjë vlerë pavarësisht cili është burimi i saj.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".
[5] - Ky është pasus nga Dokumenti të cilin Pejgamberi, s.a.v.s., e kishte diktuar pas hixhres (transferimit) në Medinë duke rregulluar me këtë raportet si midis vetë myslimanëve ashtu edhe midis myslimanëve dhe Hebrejve. Dokumentin e transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e vet dhe Ibni Sejjidi-n-nas nga Ibni Hajseme, ndërsa e transmeton edhe Ibni Is'haku pa zinxhir të transmetimit ...


