Banner

Sekreti i zgjedhjes së gadishullit arabik si djep i zhvillimit të islamit 1



Para se të hyjmë në trajtimin e temës rreth biografisë së Muhamedit (alejhi selam) dhe rreth Gadishullit Arabik, vend në të cilit u rrit pejgamberi dhe nga ku e zgjodhi Allahu ta qartësojmë urtësinë hyjnore, ku u gjykua që i Dërguari (alejhi selam) të jetë nga kjo pjesë e tokës e jo nga ndonjë vend tjetër, si dhe fillimi i thirrjes islame të jetë në duart e arabëve para se të ishte në duart e të tjerëve.

Për ta sqaruar këtë, së pari duhet t'i dimë veçoritë e arabëve dhe natyrën e tyre para islamit. Pastaj ta parafytyrojmë pozitën gjeografike në të cilën jetonin dhe pozitën e tyre në krahasim me vendet që ishin përreth. Gjithashtu, në anën tjetër duhet ta parafytyrojmë gjendjen e popujve të tjerë që ekzistonin atëherë, si persianët, romakët, grekët dhe indianët, sigurisht duke përfshirë edhe traditat, natyrën e veçoritë civilizuese të tyre.

Së pari, le të bëjmë një prezantim të shkurtër të gjendjes së popujve të cilët jetonin përreth Gadishullit Arabik para islamit.

Në atë kohë, botën e sundonin dy shtete: shteti persian dhe ai rom- ak të cilët e përfaqësonin botën e civilizuar. Pas tyre vinin grekët dhe ind- ianët. Persia ishte një fushë sugjestionesh fetare-filozofike të ndryshme dhe të përçara. Në mesin e tyre ishte sekti zeradesht të cilin e kishin përqafuar pushtetmbajtësit. Prej parimeve filozofike të këtij sekti ishte edhe preferenca e realizimit të martesës brenda familjes: me nënën, vajzën ose motrën. Kështu, Jezdexherdi II i cili sundoi kah mesi i shekullit V, ishte martuar me vajzën e vet. Ky ishte vetëm një aspekt, krahas shumë dev- ijimeve të tjera morale të cilat nuk kemi mundësi t'i cekim këtu.

Në mesin e tyre jetonin njerëzit e sektit El-Mezdekije, sekt ky qësiç thotë imam El Shehrestani- është ngritur mbi një filozofi tjetër në bazë të së cilës thuhet se gratë dhe pasuritë janë të lejuara për të gjithë dhe se njerëzit kanë të drejta të barabarta mbi ato, ashtu siç kanë të drejta të barabarta mbi ujin, zjarrin dhe kullotat. Kjo thirrje gëzoi pranim të gjerë te ata që posedonin epshe shtazarake. [1]

Sa u përket romakëve, vlen të theksojmë se te ata mbizotëronte shpirti kolonialist. Ata ishin të zhytur në përçarje fetare: në njërën anë ndërmjet tyre, ndërsa në anën tjetër ndërmjet të krishterëve të Shamit dhe Egjiptit. Romakët bazoheshin në forcën e tyre ushtarake dhe ambiciet për okupim me një aventurë të çuditshme që kishte për qëllim zhvillimin e krishterimit dhe lojës me të sipas dëshirave dhe epsheve të tyre të tërbuara me te cilat inspiroheshin.

Në të njëjtën kohë, ky shtet nuk ishte më pak në dekadencë sesa shteti persian. Te ata mbizotëronte jeta luksoze, degjeneruese dhe një ekonomi despote për shkak të taksave të mëdha.

Sa i përket Greqisë, vlen të theksojmë se ajo ishte e fundosur në iluzione, në legjenda dhe mite skolastike pa nxjerrë prej tyre ndonjë fryt apo ndonjë rezultat të dobishëm.

Sa i përket Indisë, vlen të citojmë profesorin Ebu El-Hasan El-Nedevi i cili thotë: "Rreth historisë së Indisë, të gjithë autorët janë unanimë në lidhje me faktin se periudha më e prapambetur e saj për nga aspekti fetar, moral dhe shoqëror ishte periudha që nis nga fillimi i shekullit VI të erës së re. India me fqinjët e saj ka kontribuar në shkatërrimin moral dhe shoqëror". [2]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Mr. Qazmedin SHAQIRI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Fikhu Sire".

[1] - Shih 'El-Milel ven-Nihal' të imam E1 Shehristani, vëll. II, f. 86-87.
[2] - 'Madha Hasirel Alemu binhitatil muslimine', f. 28.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...