Banner

Metoda e kontrollimit të tezave shkencore 9



Kur jemi para këtij realiteti dhe shumë realiteteve të tjera të ngjashme me këtë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të falenderojmë një studiues siç është Abdurrahman Bedeviu, i cili na tërhoqi vëmendjen në fund të bisedës së tij për metodën shqyrtuese që zotërojnë perëndimorët që ne të mos shpjegojmë ndonjë tekst prej teksteve historike përveç se në gjuhën e kohës në të cilën është shkruar, të mos injorojmë kontekstin dhe rrjedhën si dhe të mos kuturisim, e të mos tregohemi të pamatur në kuptimin e ndonjë aluzioni apo të ndonjë fraze jashtë asaj që jep të kuptohet dhe që përmban i gjithë konteksti i asaj fraze. [10]

Por është për t'u habitur se autori në fjalë, këto këshilla ua drejton dijetarëve muslimanë, d.m.th., atyre që u takon merita e që gëzojnë çdo fjalë miradije për një saktësi dhe besueshmëri të mirëfilltë. Njëkohësisht këtyre u takon edhe merita për zbatimin e kësaj në mënyrë më të mirëfilltë. Pra, Abdurahman Bedeviu e bëri këtë duke mos e parë të nevojshme që t'u drejtohet me këshilla studiuesve perëndimorë, për të cilët ishte zemërgjerë në lavdërimin e tyre si dhe i tërhequr për të biseduar për metodat e tyre nga të cilat ne më lart ofruam disa shembuj pikëllues, pikërisht që kishin të bëjnë me metodologjinë e tyre. Vërejtjet e veta, ai i drejtoi nga dijetarët muslimanë duke imagjinuar se ndonjëri prej tyre vjedh ajete kur'anore ose hadithet e Pejgamberit (sipas fjalëve të tij). Gjithë këtë e bën për të përkrahur fjalët e reja, të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin si dhe nuk kanë lidhshmëri me të, përveç se nga ana e jashtme e fjalës (nga ana figurative e fjalës).

Shpresoja që Abdurrahman Bedeviu, i cili injoroi gjithë atë që bëjnë ata të perëndimit, me metodën gjatë hulumtimit, së paku të na përmendi një shembull të ndonjë hulumtuesi musliman (prej atyre që nuk ndjekin miqtë e tyre në metodën shqyrtuese e hetuese të tyre), të përcjelli ndonjë tekst dhe ta ketë falsifikuar ose të nxjerri të vërtetat e rëndësishme shkencore nëpërmjet konkludimit, i cili mbështetet në intuitë dhe hamendje të pastër.

Pasiqë sqaruam këtë, habitesh pa masë me atë që të vërtetat fetare që hulumtuesit islamë i kanë arritur nëpërmjet metodës së tyre shkencore që sqaruam t'i emërtojë: dogma, e të zotët e saj dogmatikë. Kurse nga ana tjetër atë që perceptojnë filozofët perëndimorë dhe ateistët e tyre për fenë, ta emërtojë shkencë ndërsa te apologjetët e këtyre perceptimeve, shkencëtarë. Domethënë se feja si e ka kuptuar Gib dhe ajo duke mos iu përmbajtur metodologjisë së vet, të cilën e pamë më lart, është shkencë. Ndërsa feja siç e kuptojnë dijetarët muslimanë që është në përputhje me metodën shkencore, të cilën po ashtu e sqaruam, është vetëm dogmë dhe mendimi i tyre (muslimanëve) është vetëm veprim dogmatik i pastër.

Lexues i nderuar e mendjeprehtë, bëhu objektiv dhe këtë spektër njerëzish (qofshin arabë ose joarabë, muslimanë apo jomuslimanë), cilësoi me atë që të jep të kuptosh vetëm shqyrtimi ekskluzivisht shkencor.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

[10] - Shih: "Menahixhu el-Bahth 'il-ilmij", Abdurahman el-Bedeviu, f. 307-308.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...