Fetva 308
Pyetja:
Jam një i ri, i martuar, dhe i përmbahem Fesë. Jetoj me prindërit në një shtëpi. Babai im është njeri i moshuar e i ka shtatëdhjetë vjet.
Por, për fat të keq është shumë larg Fesë. Nuk falet, nuk jep zekat dhe as nuk agjëron me arsye se është i sëmurë por, pa konsultimin e mjekut. Është shumë kokëfortë dhe ka mendje të nguruar ashtuqë nuk pranon këshillën dhe mendon se ai është më i mirë prej të gjithëve. Shumë herë jam munduar si unë, si vëllezërit e mi për ta këshilluar por, ai na refuzon me fjalë.
Kurse ne nuk dëshirojmë ta shqetësojmë se është prindi ynë dhe se ne atij i kemi hak si në hidhërim ashtu edhe në gëzim. Kjo gjë na ka shtyrë që të biem në gjendje jo të lakmueshme në shumë raste para njerëzve kurse atij aspak nuk i intereson kjo gjë.
Shpresoj që ju t'më këshilloni për ndonjë metodë që të mundem ta futi në zemrën e tij afrimin ndaj All-llahut Fuqiplotë që ta kryej obligim tim që kam ndaj All-llahut.
Përgjigja:
Nuk je i ngarkuar më tepër se ta këshillosh e nëse i përgjigjet në rregull kurse nëse nuk i përgjigjet ti ke kryer obligimin tënd. Kurse haku që ia ke si prind ngel kështuqë ti duhet ta respektosh atë sadoqë sjellja e tij të jetë e ulët ndaj All-llahut Fuqiplotë.
Autor: Prof. Dr. el-Buti