Fetva 14
Pyetja:
Dëshiroj që të blej një automjet por nuk posedoj plotësisht vlerën e saj, pra kam nevojë për huazim me fajde prej bankës, por duke patur parasysh këtu te ne nuk ka asnjë bankë Islame, ndërsa automjeti për punën time është shumë i domosdoshëm si dhe për dërgimin e fëmijëve të mi në shkollat e tyre.
Ju lutem që të më ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi!
Përgjigja:
Transakcioni i huasë me kamatë është i ndaluar me tekste kategorike.
Nga ky vendim bëjnë përjashtim rastet e nevojës së skajshme si rasti kur lejohet ngrënia e coftinës, e thiut e të ngjajshme.
Nëse nevoja yte që e kërkon blerjen e automjetit është prej këtij tipi atëherë transakcioni - përdorimi i huasë në fjalë të lejohet.
Autor: Prof. Dr. el-Buti