Banner

Fetva 323



Pyetja:

Jam një zonjë e lëshuar prej burrit, kam tri vajza, për furnizimin e të cilave unë kujdesem. Kam dy vëllezër të martuar të cilët punojnë vetëm për vete dhe për të siguruar kushtet e jetesës së fëmijëve të tyre. Kurse babait të fëmijëve të mi nuk i besohet të kujdesi për shpenzimet e fëmijëve sidomos se atij nuk i intereson asgjë për shpenzimet e bijave të tij.

Pasiqë unë mbaj për sipër të gjitha shpenzimet e fëmijëve, babai i im dëshiron që t'më sigurojë jetën kurse ai posedon vetëm një shtëpi 80 metrash katrorë në lagjen Muhaxhirin ku jetoj unë me vajzat dhe prindërit. Mendimi i atij është që ate ta ndajë duke na dhënë të gjithë neve barabar. Ai këtë gjë e bën që t'më sigurojë mua dhe fëmijët e mi.

Por, Sheriati thekson se vajzës i takon më pak dhe duke marrë parasysh se El-hamduli-lah ai është fetarë dhe familje fetare dhe nuk duam të kundërshtojmë ligjin e All-llahut.

Andaj ju pyes se sa është në rregull nijeti i tij duke potencuar se dy vëllezrit e mi nuk kundërshtojnë që ai ta realizojë këtë gjë dhe nuk kanë mundësi që të kujdesen për mua dhe për dy vajzat e mija.


Përgjigja:

Nëse babai i yt duke qenë gjallë dëshiron që të të japë një pjesë të asaj shtëpie atij i lejohet ta bëjë një gjë të tillë sepse në parimin e dhuntisë nuk kushtëzohet ajo që kushtëzohet në miraz (trashigimi) pikërisht që hisja e motrës të jetë në gjysmën e të vëllait sidomos pasiqë edhe ata pajtohen me këtë ndarje.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...