Banner

Fetva 181



Pyetja:

Pyetja të cilën do ta parashtroj është temë diskutimi që ka të bëjë me lejimin e prekjes dhe leximit të Kur'anit Kerim për gruan që është në menstruacione? Këtë e them pasiqë gruas së shokut tim i është dhënë një fetva se lejohet leximi i Kur'anit Kerim madje edhe prekja e tij nëse ajo është me dorëza.

Argumenti për këtë është ajo që nxirret gjatë leximit të tefsirtit të Ibni Kethirit se ajeti: "Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaqet)", El-Vakiah, 79), me nocionin "të pastrit" ka për qëllim melaqet ndërsa qëllimi i prekjes është Leuhi Mahfudhi si dhe duke u argumentuar me Hadithin e Hazreti Aishes kur i Dërguari alejhis-selam i ka thënë asaj: "Mos vallë menstruacionin e ke në dorën tënde"?


Përgjigja:

Argumenti se ndalohet prekja e Kur'anit Kerim duke qenë në gjendjen e papastërtisë nuk është ajeti: "Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaqet)", El-Vakiah, 79), ashtu siç mendojnë disa njerëz sipërfaqësorë.

Por, argumenti për këtë gjë është Hadithi që e transmeton Imam Maliku në "El-Muvet-ta" me senedin (zinxhirin) e tij të përcjellur nga Abdull-llah ibni Ebi Bekr ibni Hazmi ku theksohet se në letrën që i Dërguari i All-llahut ia shkroi Amr ibni Hazmit thuhet: "Kur'ani nuk preket vetëm se nga ai që është i pastër", Ibni Abu El-Birri thotë: "Edhepse këtë Hadith Imam Maliku e transmeton si Hadith Mursel por, ky Hadith ka një mbështetje të fortë pasiqë transmetohet në një libër të njohur e të pranueshëm te dijetarët e Sires (Jetëshkrimit të Pejgamberit alejhis-selam) që është i njohur te dijetarët aq tepër sa që nuk ka nevojë për senedin e tij".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...