Femra dhe drejtat civile 7
Autorja pas kësaj pyetet: "Kush është fajtor për këtë"?
Pastaj, ofron përgjigjen: "Ne shohim një fytyrë tjetër të civilizimit që është më e mëshirshme dhe më e kujdesshme ndaj femrës dhe drejtave të saj ... Arsye për këtë është se pagat e kufizuara personale nuk i kanë ofruar kurrfarë kënaqësish. Ajo do të mbetet e shtypur përderisa më parë ose më pas nuk e rishqyrton pikëpamjen ndaj mënyrës së jetës sonë dhe kulturës sonë". [9]
Femra perëndimore, pavarësisht cila, rrezikohet të bjerë në ndonjërën prej rrjeteve të tregtisë me femra të cilat janë të përhapura anë e kënd qyteteve evropiane. Gruaja apo vajza mashtrohet dhe joshet përmes ofertave të ndryshme joshëse afariste të cilat sjellin paga të larta dhe garantojnë privilegje të shumta. Kur femra mashtrohet dhe del nga shtëpia e saj duke i besuar verbërisht premtimeve të "punëdhënësit", është e lumtur sepse ndodhet në rrugën e realizimit të pasurisë, ndodh një fatkeqësi e paevitueshme kur femra ngatërrohet në rrjetin i cili vetëm e shfrytëzon ose në fund privohet nga çdo gjë që e bën personalitet për t'iu shitur makrove në tregun e femrave. Në rastin e fundit çdo lidhje e saj me atdheun dhe familjen ndërpritet dhe përnjëherë bëhet robëreshë e cila detyrohet në marrëdhënie seksuale me mënyra të ndryshme të dhunës, kanosjeve, sulmeve fizike, madje edhe thyerjen e dhëmbëve ... nëse paraqitet nevoja.
Vetëm njëra prej këtyre rrjeteve të shumta të prostitucionit e ka përfshirë fushën e Holandës, Belgjikës dhe Gjermanisë dhe ka arritur të "zë" midis viteve 1985 dhe 1991 tre mijë femra nga Amerika Latine dhe Azia. Pasaportat e tyre u janë marrë dhe ato i janë shitur "firmave" të cilat i kanë detyruar në marrëdhënie seksuale duke i trajtuar si pronë private.
Informacionet e Kongresit të shoqatave femërore të mbajtur në vitin 1991 konfirmon se rreth tridhjetë milionë femra janë shitur, duke u shndërruar në këtë mënyrë në robër që shfrytëzohet për kënaqësi seksuale në vise të ndryshme të botës. Është e ditur se "firmat tregtare" të cilat "gjuajnë" milionat e përmendura të stacionuara përgjatë Evropës, ndërsa burim kryesor i "lëndës së parë" ose "mallit" të cilin e importojnë këta ndërmjetës është Evropa Lindore, Amerika Latine dhe Azia juglindore. [10] Është e pashmangshme pyetja në të cilën vërehet habia dhe përçmimi lidhur me vlerat e radhëve të shkëlqyera të cilët flasin për brengosjen e madhe për drejtat njerëzore ndër të cilat hyjnë edhe drejtat civile të femrës dhe gëzimi i lirisë dhe dinjitetit të cilat përmbajnë Dokumentet e Kombeve të Bashkuara që, sërish, qëndrojnë në vitrinat e ruajtura me kujdes dhe të mbyllura mirë!
Do të përmendim edhe atë që ligji britanik deri para njëqind vjetësh i lejonte burrit shitjen e gruas kur t'i mërzitet, me kusht që çmimi të jetë më i vogël se gjashtë peni. Në Londër ekziston sheshi i njohur i cili paralajmëron njerëzit për pamjet e shumë femrave të cilave në qafe u venin "qafore" të posaçme të cilat i shënonin si femra të ofruara për shitje ...!
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".
[9] - Nga ligjërata "Çka kërkojnëfemrat" që është mbajtur në po këtë takim.
[10] - Artikulli me titull "Tregtia me njerëz" e autores Margaret Hornbalaver.


