Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 5
Kjo ishte një ngjarje që mund të ndodh në çdo kohë, faktorët e së cilës ishin të shkaktuara nga një përçarje (fitne) e jashtme e cila u fut dhe depërtoi në shoqëri dhe shkaktoi një shpifje të rrezikshme dhe jo ndërmjet dy individëve por ndërmjet dy grupeve të myslimanëve dhe ndodhi ajo që ndodhi. Në flakën e kësaj fitne ranë edhe shumë myslimanë.
Por, ajo pastaj u shua dhe shoqëria islame u kthye në atë të parën (në kohën e parë), në vizionin e shkëlqyer, të pastër të Sheriatit islam dhe u kthye shoqëria që të bashkëveprojë me një bashkëveprim pozitiv me Islamin. Madje, më e drejtë është nëse them se shoqëria islame vazhdoi të kapet për Sheriatin islam edhe gjatë fitnes. Them kështu, sepse fitneja nuk do të thotë se ata që janë djegur në zjarrin e saj apo ata që kanë bashkëvepruar me të dhe kanë qenë të ndikuar nga ajo, të kishin hequr dorë nga Islami.
Ai që i thuri fijet e kësaj fitneje ishte një grup jashtë Islamit. Kurse hartuesi dhe udhëheqësi i saj ishtë Abdullah bin Sebeë [6] i njohur me ofiqin "Ibnu Esseudaë" . Ky njeri çifut është maskuar me Islam për të mashtruar dhe është munduar që këtë fitne ta ndezë në Jemen por një gjë e tillë atje nuk i është mundësuar.
Atëherë shkoi në Egjipt ku atje mundi të tubojë rreth vetes njerëz në një sekt të vetin për të luftuar me Hilafetin e drejtë, të udhëhequr nga Othman bin Afani, por një gjë e tillë nuk iu mundësua ngase Aliu radijallahu anhu i qëndroi ballë. Së fundi, ky person e provoi përsëri fatin e vet për të ndezur këtë fitne pas vrasjes së zotëriut tonë Othmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ne këtu nuk jemi duke sqaruar shëmtimet që i ka bërë "Ibnu Es-Seudai" bashkë me apologjetët e tij, të cilët frynin ndërmjet dy grupeve të sahabëve (shokëve të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".
[6] - Abdullah bin Sebeë ofiqi i të cilit është Ibnu es-Seudaë, ishte çifut nga banorët e Sana's (Jemen) që shtirej se është mysliman, nëna e të cilit ishte robëreshë që e pranoi Islamin në kohën e Halifit Uthman. Ky është iniciatori kryesor që i ka shtyrë njerëzit të ngrihen kundër Hazreti Osmanit. Ky është ai që ka bartur idetë çifute në shiizëm. Ibni Kethiri përcjell nga Sejf bin Amr ed-Dabij et-Temimij ku thotë: Shkaku i shfaqjes së disa grupacioneve kundër Hazreti Othmanit ka qenë një njeri që quhej Abdullah bin Sebeë me prejardhje çifute i cili ishte shtirur se është mysliman dhe ka shkuar në Egjipt ku nga mendja e tij ka nxjerrë disa ide. Shih: "El-Meusuatu fi el-Edjani ve el-Medhahib. Ky njeri filloi të qarkullojë nëpër qytete të ndryshme të myslimanëve duke tentuar për të përhapur devijimet e tij. Veprimin e tij devijues e filloi nga Hixhazi, më pas në Basra e më në fund edhe në Sham; por në Sham nuk pati aspak sukses saqë banorët e Shamit e dëbuan nga vendi i tyre ku më pas shkoi në Egjipt. Ai thoshte: "Është për t'u habitur të supozohet se Isau alejhis-selam do zbresë kurse kthimi i Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem të përgënjeshtrohet. Muhamedi është më i thirrur që të kthehet sesa Isau alejhis-selam". Pastaj thoshte: "Ka pasur njëmijë pejgamberë dhe çdonjëri ka pasur vasietxhiun (pasardhësin e porositur), kështu Aliu ishte vasietxhiu i Muhamedit". Shih librin: Imam Muhamed Ebu Zehrah Tarihu el-Medhahibi el-lslamije, Daru el-Fikri el- Arabij. Kairo pa shënim të vitit, fq. 27-28, 35. Këtë Ebu Zer'ah e përcjell nga Ibn Xherir e-Taberij, (Shënim i përkthyesit).


