Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 3
Nëse analizojmë mirë e mirë, do të mësojmë se Sheriati islam ka qenë ai që është zbatuar dhe që ka dominuar, si dhe shoqëria njerëzore që ka ardhur pas në periudhat e njëpasnjëshme, pikërisht periudhat pas hilafetit të drejtë, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjet e Sheriatit islam, që do të thotë se Sheriati islam ka qenë ai që është zbatuar në periudhën e hilafetit Emevit [1] si dhe po i njëjti ligj islam ka qenë në fuqi edhe në periudhën e hilafetit Abasit [2] si dhe po ai ishte që zbatohej edhe në kohën e shteteve të njëpasnjëshme në përjashtim të disa çerdheve ku janë paraqitur probleme që vinin nga jashtë të cilat ndoshta kanë shkaktuar zbrazëtira të caktuara e të cilat nuk janë të konsiderueshme. Ndërkaq, përsëri Sheriati islam vazhdoi të jetë në fuqi në periudhën e hilafetit të shtetit Osman [3] e kështu deri në kohën e sulltan Sulejman Kanunit ku pas kësaj kohe ligjet e Sheriatit islam filluan gradualisht të tkurren. Unë nuk mendoj se dikush mund të ketë ndonjë dyshim në këtë gjë. Përndryshe, atëherë ejani së bashku me mua e të pyesim se: "Cilin ligj e praktikonin Emevitët në shoqëritë e tyre. Cilat ligje ishin në zbatim në atë kohë”? Ligjet të cilat zbatoheshin dhe që ishin në fuqi e që funksiononin ishin ligjet e Sheriatit islam. Ai që i kthehet sistemit të atij shteti dhe enciklopedive të historisë arabe do të gjejë argumentin e kësaj që e themi në mënyrë shumë të qartë.
Njashtu ligjin që e aplikonte shteti Abasid ndaj shtetasve të vet ishte ligji islam dhe atë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, në atë që sot quhet statusi personal, në krimet, në kodin penal ku edhe në fakt nuk ka pasur ndonjë ligj tjetër jashtë Sheriatit islam andaj ky ligj ka qenë në fuqi dhe është zbatuar.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".
[1] - Dinastia Arabo-lslame (660-750). Kryeqyteti i tyre ishte Damasku. Emevitët pasi depërtuan larg në Azi kaluan edhe në Andaluzi (Spanjë) në kohën e Abdur-Raman ed- Dahilit. Sundimi i tyre vazhdoi në Andaluzi deri në vitin 1031. Shiko El Mu'xhem el Arabij el Esasij, pëlpiluar nga disa linguistë të njohur me iniciativën e Munadhametu el- Arabijeh lit-Terbijeti veth-Thekafeti ve el-Ulum, botimi Laros", (Shënim i përkthyesit).
[2] - Pas rënies së Emevitëve në vitin 750 pushtetin e morën Abasidët (750-1258). Kryeqyteti i tyre ishte Bagdadi: "El-Mu'xhem el-Arabij el-Esasij", (Shënim i përkthyesit).
[3] - Tërësia e zotërimeve të Perandorisë Osmane nga shek. XIV deri në shekullin XX. Origjina e saj u nis nga emirati anadollak i Osmanit I (1259-1326). Në këtë kohë Perandoria Bizantine ishte në dobësimin e saj, kështu që forcat osmane në krye me sulltan Muratin e I (1359-1389), në shek. XIV nisën zgjerimin e kufijve të saj në Ballkan dhe u shtrinë deri në Danub. Kryeqyteti i saj ishte Stambolli. Në shek. XVI, perandoria u zgjerua në drejtim të Libisë, Gjirit Persik dhe Rusisë. Në shek. XIX Perandoria Osmane filloi të dobësohet, kurse në fillim të shek. XX ajo pushoi së ekzistuari, pikërisht në vitin 1924 kur mjerisht u ndërpre Halifati. Shih: Pasho Baku, Fjalor Enciklopedik. BACCHUS. Tiranë, 2002, fq. 522: "El-Mu'xhem el-Arabij el-Esasij", (Shënim i përkthyesit).


