JoMedhhebizmi: Hyrja
Falënderoj Allahun për të gjitha mirësitë dhe begatitë e Tij. Salavatet dhe përshëndetjet e përzemërta qofshin mbi Muhamedin a.s., familjen e tij, sahabët dhe tabiinët.
O Allah, të lutem mos më le të mbështetem në veten time, në gjithë atë që ua mësoj të tjerëve dhe e mësoj për vete.
Këtë që e shkruaj më ruaj të mos e bëj për të ngopur epshin tim ose për fanatizëm, të cilat burojnë nga shejtani ose nga epshi.
Të lutem o që të hapësh dyert e mirëkuptimit mes neve dhe vëllezërve tanë, si dhe të largosh të gjitha pengesat nga sytë dhe nga zemrat tona.
Të lutemi që të na dhurosh begatinë e sinqeritetit, që me anë të kësaj që po e shkruajmë të mos kemi tjetër, pos pëlqimit Tënd.
O Allah, Ti je Bëmirës dhe Mëshirues.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".