Banner

Femra dhe drejtat civile 5



Femra ka të drejtë të plotë siç e ka edhe mashkulli të marrë në mbrojtje cilin të dojë. As sundimtari, as gjykatësi as askush tjetër nuk ka të drejtë ta thyej mbrojtjen e saj. E drejta për mbrojtje nuk analizohet sa të jetë në fuqi pos nëse shqiptohet dënimi i gjyqit në të cilin personi i mbrojtur shpallet fajtor dhe i caktohet dënimi për krim sipas Sheriatit.

Duke aplikuar këtë dispozitë Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s., motrës së Ali ibni Ebi Talibit, Ummu Hani', kur kishte ardhur tek ai dhe ishte ankuar se vëllai i saj nga nëna Aliu, r.a., kishte dashur ta vriste njërin prej mushrikëve (politeistëve) të cilin ajo e kishte marrë në mbrojtje, i kishte thënë: "Ne e kemi marrë në mbrojtje atë që ti e ke marrë në mbrojtje, o Ummi Hani'". [6]

Në vend se të studiojmë drejtat që dalin nga e drejta qytetare të cilin Islami ia garanton femrës, ne do të përqendrohemi në ajetin kur'anor i cili përfshin të gjitha këto të drejta të krijuara, e ato janë fjalët e Allahut të Madhërishëm: "Besimtarët dhe besimtaret janë mbrojtës të njëri-tjetrit: kërkojnë të kryhen vepra të mira, kurse të këqijat i ndalojnë, edhe namazin e falin dhe zeqat japin, edhe e respektojnë Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Të tillët janë që do t'i mëshirojë Allahu me siguri. Allahu vërtet është fuqiplotë dhe i urtë", (Et-Tevbe, 71).



Ky ajet konfirmon atë që quhet "mbrojtje reciproke" midis mashkullit dhe femrës në të gjitha gjërat e jetës. Ndërsa kjo nuk mund të realizohet gjersa të mos plotësohen drejtat civile tek të dytë.

Sado në mënyrë studioze i qasemi shqyrtimit të legjislacionit dhe ligjet e vëra prej njerëzve, qoftë në të kaluarën apo në kohën moderne, kurrë nuk do të gjejmë diç që ka përcaktuar Kur'ani si princip i "mbrojtjes reciproke" midisi mashkullit dhe femrës. Këtij principi i kthehen të gjithë drejtat e nxjerra që bëjnë pjesë në drejtën civile të mashkullit dhe femrës.

Nga që u tha mund të kuptohet se Islami e konfirmon këtë të drejtë të femrës me të gjitha pasojat dhe domosdoshmëritë që nga fillimi. Kur'ani, siç e ke parë tashëm, është burim i kësaj drejte në njëjtë edhe për mashkullin edhe për femrën, sepse Kur'ani është burim i të gjitha drejtave dhe dispozitave islame.

Prandaj, të gjitha praktikimet e drejtës civile që i kemi theksuar, e posaçërisht ato për të cilat kemi tërhequr vëmendjen, e të cilat Sheriati ia konfirmon femrës nuk janë modernizim as përparim nga ana jonë e çfarëdo ligji të Islamit, siç do të karakterizonin ata që janë mësuar të gënjejnë për Islamin, andaj u është bërë shprehi të gënjejnë për myslimanët të cilët njerëzve ua tregojnë të vërtetat e tij duke ua zbuluar përmbajtjet dhe hollësitë e tij. [7]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

[6] - Hadithi është mutefekun alejhi (e transmeton Buhariu dhe Muslimi).
[7] - Shih, për shembull kaptinën Lëvizja reformizmit islamik në fund të shek. XIX dhe çështja femërore, nga libri Femra arabe dhe modernizmi i autores marksiste Luiza Shajdolin.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...