Banner

Femra dhe drejtat civile 6



Gjithë ajo që do të flasim në kaptinat vijuese do të jetë sipas këtij modeli: paraqitja e të vërtetave të Sheriatit të cilat janë të pandryshueshme prej ditës kur kanë ardhur me shpalljen e Allahut, xh.sh., larg nga ajo që quhet modernizëm dhe progres që është vetëm shprehje e bukur për përçmim dhe shpifje. Feja jonë me këtë nuk ka asgjë. Mashtruesit dhe shpifesit duhet të heqin dorë nga kjo.

* * *

Kjo është ajo që Sheriati konfirmon në domenin e drejtës civile dhe pasojat e domosdoshmëritë që e përcjellin. Ndërsa a ia pranon Perëndimi femrës këtë të drejtë në fushën e zbatimit pa gënjeshtra dhe hipokrizi?

Pavarësisht në tezat e shënuara në dokumentet e Organizatës së kombeve të bashkuara dhe të mbajtura mend nga ana e shumë syresh të cilat i stolis mbamendja e mirë, mënyra në të cilën veprohet ndaj femrës në Perëndim dëshmon vetëm të kundërtën e asaj që është shkruar dhe ruajtur në arkivin e Organizatës së kombeve të bashkuara.

Femra perëndimore deri në ditët e sotme nuk ka marrë kompensim të drejtë për punën të cilën e kryen si mashkulli, nëse jo më mirë dhe më saktë, pavarësisht në drejtimin e vazhdueshëm të lutjes me çdo rast, me përjashtim të ndonjë pakice të radhë, nuk dëshiron të dëgjoj kërkesat e tyre, e le më t'i plotësojë drejtat e saj.

Dr. Sharl I. Fidez, profesor dhe drejtor në Institutin amerikan për studime islame deklaron: "Shumë meshkuj janë unanimë në faktin që femra është e aftë të kryejë punët e mashkullit, por mohon të pranojnë përcaktimin që ajo e merr pagë të njëjtë si mashkulli për punë të njëjtë. Një përsiatje e tillë lidhur me barazinë në aftësi dhe pabarazinë në kompensim ende dominon në shumë vende perëndimore ndër të cilat edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo përsiatje ka rezultuar me një urrejtje të madhe". [8]

Femra perëndimore nuk gëzon asnjë të drejtë e cila i ofron vend të bashkëshortes dhe e cila e mbron nga dominimi, madje edhe raporti i ngjashëm me robërinë.

Autorja franceze Fransua Kiri deklaron: "Femrës perëndimore i mungon e drejta për barazi profesionale dhe drejta e respektimit në martesë ose në shtëpi", pastaj më tutje e shpjegon këtë dhe deklaron: "Pavarësisht aftësive të barabarta, femra gjendet në situatë të pabarabartë e cila manifestohet në punë poshtëruese me pak pushtet dhe edhe më pak pagë ... kjo tirani arsyetohet me obligimet e saj ndaj familjes që e bëjnë më pak të aftë për kryerjen e punës së saj ...".



Pas kësaj autorja vazhdon të flasë për vuajtjet e femrës perëndimore për shkak të drejtës së humbur për respekt në bashkësinë martesore ose shtëpi siç konsideron ajo, andaj deklaron: "Përse shumë burra dhe gra zhgënjehen dhe për një kohë të shkurtër nuk dashurohen më? Arsye për këtë është ajo që lidhja në mes tyre përkufizohet në raportin midis urdhërdhënësit dhe vartësit. Mashkulli urdhëron, ndërsa femra bindet. Asgjë më shumë nuk rrënon se pushteti i ngurtë ... ajo që në të shumtën e rasteve shohim që kjo krijesë e lirë -femra- bëhet rob, kurse detyra të cilën e kryen shndërrohet në robërim, kjo vullnetshmëri shndërrohet në pikëllim dhe zhgënjim ...".



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

[8] - Nga ligjërata me titull Roli i dobishëm i femrës në shoqëri sot, nga takimi 11 "Mendimi islam" që është mbajtur në Verxhela në Algjeri, në shkurt të vitit 1977.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...