Banner

Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 8



Të gjithë e kemi të qartë se fisnik është ai që e nderon veten dhe që krenohet me identitetin e vet. I tilli nuk e ndërton dhe nuk e merr historinë dhe biografinë e figurave të popullit të vet nga armiqtë e tij dhe të popullit të tij. S'do mend se ai atë e merr nga thesari i vet arabo-islam gjegjësisht nga Taberiu, [11] Ibni Kethiri, [12] Ibni Ethiri [13] dhe Ibn Halduni. [14]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".

[11] - Ebu Xhafer Muhamed bin Xherir Et-Taberij (225-311 h./839-923): historian, komentator i Kur'anit, muhaddith dhe jurist në medh'hebin shafi. Ndër veprat më kryesore janë: Xhamiu el-Bejan fi tefsiri el-Kuran dhe Tarihu el-Umemi ve el-Muluk. Shiko: "El-Mu'xhem el-Arabij el-Esasij", (Shënim i përkthyesit).
[12] - Ibni Kethiri, Imadudin Ismail ibn Umer (1300-1373). Historian Sirian, haditholog dhe eksegjent i Kuranit gjatë sundimit të memlukëve bahritë. I ndikuar nga Ibn Tejmije (vdiq në vitin 1328), qasja e tij ishte konservatore dhe mbështetej fortë mbi autoritetet e kaluara. Historia e tij: El-Bidajetu ve en-Nihajetu, fillon me jetën e Pejgamberit dhe përfundon me një kronikë të Damaskut. Vepra e tij: El-Xhami' grumbullon hadithet e Pejgamberit nga veprat e mëhershme dhe i rendit ato sipas rendit alfabetik në bazë të emrave të atyre që i kanë transmetuar. Vepra e tij: Tefsiru el-Kurani el-Adhim pranon parimin se Kurani interpretohet më së miri nga vet ai, pastaj nga Pejgamberi ashtu siç njoftohet nga sahabët e tij dhe pasuesit e tyre. Shih: John L. Esposito. Fjalor i Oksfordit për Islamin, Logos A, Shkup, 2017, (Shënim i përkthyesit).
[13] - Ibni Ethiri, Ebu Hasan (1160-1230). Historiani që e regjistroi historinë si vijimësi të luftimeve ushtarake, të tilla si pushtimi mongol i Perandorisë islame. Besonte se historia kishte vlera fetare dhe materiale dhe se prej saj mund të nxirreshin norma morale për të reformuar mbretëritë. E përmblodhi historinë e Taberiut dhe e vazhdoi atë deri në vitin 1230, duke përfshirë kryqëzatat, në El-Kamil fi et-Tarih (Historia e Plotë). Shih: Fjalor i Oksfordit për Islamin, (Shënim i përkthyesit).
[14] - Ibn Haldun Abdurahman bin Muhamed (732-808 h./1332-1406): historian dhe filozof arab. Themelues i sociologjisë. Lindi në Tunis kurse vdiq në Kairo. I përket një familje Andaluziane. Është marrë me politikë në Grenadë, Fas dhe në Telmesan, por për shkak të shpifjeve që ia bënin ai u detyrua të shkojë në Lindjen Arabe dhe pastaj u vendos në Egjipt si profesor në Az'har, ku krahas kësaj ishte edhe kadi i shkollës juridike malikite. Prej punimeve më të njohura të tij është libri që e shkroi në fushën e historisë i njohur me titullin: "El-lber" dhe: "Mukad-dima ibn Haldun" i cili konsiderohet si tulla e parë në konstruksionin e sociologjisë. Shih: "El-Mu'xhem el-Arabij el-Esasij", (Shënim i përkthyesit).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...