Banner

Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 7



Kush është ai që po i përpilon këto jetëshkrime? Të gjithë ju duhet ta dini përgjigjen. S'ka dyshim se këto jetëshkrime janë të thurura dhe burojnë nga librat e huaja si ato të Kromerit [8] (Cremer), Fan Flotenit, [9] Goldzeherit, [10] etj..

Kur disa prej nesh, bazohen në referenca të huaja për të ndërtuar historinë e shoqërive të tyre arabe dhe islame, atëherë është shumë e rëndomtë që këta njerëz të kenë kësisoj botëkuptimesh të turpshme dhe pasqyrime të errëta.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".

[8] - Lord Kromeri (Evelyn Baring) u lind në vitin 1841 ndërsa vdiq në vitin 1917. Ishte burrështetas, diplomat dhe administrator i kolonive britanike si dhe përfaqësues i Britanisë në Egjipt deri në vitin 1917. Ishte ndër thirrësit më të mëdhenj të propagandimit për tjetërsimin dhe kolonizimin e Botës islame si dhe njëri ndër ata që hartuan planet politike të kolonizimit në ato vende. Në librin e tij: Egjipti modern paraqet planin dhe ideologjinë e kompletuar për të rrënuar elementet arabo-islame, për të shpartalluar unitetin e Botës myslimane si dhe për të luftuar elementet dhe botëkuptimet e saj. Lord Kromeri kaloi në Egjipt të paktën një çerek shekulli ku mbante frenat e autoriteteve (1882-1906). Në fillim në Egjipt punoi si delegat i fondit të borxhit të Egjiptit deri më 1877, kurse menjëherë pas pushtimit britanik, ai u emërua si komisar i lartë zyrtar i Britanisë. Shih: wikipedia.org, (Shënim i përkthyesit).
[9] - Gerlof van Volteni (1866-1903) orientalist holandez i cili mësoi tek orientalisti Mikhil Johanna de Khoe (1252-1327 h./1836-1909). Volteni është prej orientalistëve të parë që u kujdes për shkrimet e Xhahidhit (shkrimtar dhe poet arab i njohur). Recensoi librin Mefatihu el-Ulum të Havarizmit më 1895. Librin El-Buhalaë, të Xhahidhit 1990, etj.. Ndërkaq është edhe autor i disa librave ndër të cilat është edhe Arritja e Abasitëve në Horosan, 1890 etj. Shih: wikipedia.org, (Shënim i përkthyesit).
[10] - I. Goldziher (1850-1921), çifut hungarez, njëri ndër themeluesit e islamogjisë si shkencë historike. Shih: El-Fikr El-Arabij, revistë e Institutit Arab për zhvillim. Janar Nr: 31, Bejrut, fq. 218-219, (Shënim i përkthyesit).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...