Banner

Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 13



Ndoshta ju po habiteni nga këto fjalë por unë them se nuk ka arsye pse ju të habiteni sepse urrejtja është arsye, armiqësia njashtu është arsye, po ashtu hidhërimi që del nga flaka e urrejtjes ka për detyrë që njeriun ta shtyje që të bëjë një gjë të tillë. Prandaj, unë them se ndoshta ata janë të justifikuar për gënjeshtrat e tyre për shkak të urrejtjes që kanë ndaj këtij Ummeti dhe historisë së tij.

Të gjithë këta kanë lexuar se çka ka bërë Harun Er-Rashidi me Niqiforin [20] pikërisht me zëvendësin e "Irenës" [21] e cila ishte para tij. Pra, çfarë mund të jenë ndryshe ndjenjat dhe qëndrimet e tyre ndaj tij, kur këta janë nipërit e Niqiforit dhe Irinës?

Më lejoni që të vë para jush detajizimin e kësaj ndodhie.

Me vdekjen e perandoreshës Irena e cila udhëhiqte me fronin e Perandorisë Romake (Bizante) erdhi në fron Niqifori i cili porsa u vendos në fron, menjëherë i dërgoi një letër Harun Er-Rashidit ku thuhej: Shiko ti! Ajo më para të ka konsideruar si top (në shah) kurse ajo të është bërë pion - gur shahu (ushtarë në shah). Ajo ty të ka dërguar edhe nga pasuria e shtetit, por më e udhës do të ishte që ti t'i kishe sjellë asaj pasuri, andaj kur të të arrijë kjo shkresë, menjëherë na e kthe atë pasuri që ajo ta ka dërguar nga arka e shtetit, përndryshe dije se fillon lufta mes nesh.

Harun Er-Rashidi menjëherë ia ktheu letrën duke i thënë: Shkruar nga Emiri i besimtarëve Harun er-Rashidi dërguar Niqiforit qenit të grekëve. E lexova letrën o biri i jobesimtares dhe dije se përgjigja është ashtu si do ta shohësh e jo si do ta dëgjosh.

Kështu së shpejti Harun Er-Rashidi u nis në drejtim të Herakliut [22] me një ushtri të madhe dhe e luftoi Niqiforin dhe e nënshtroi atë me atë që më herët e kishte nënshtruar Irenën. Kështu Harun Er-Rashidi u kthye nga lufta pasi ngadhënjeu ndaj Niqiforit dhe pasi ai iu nënshtrua kushteve të Harun Er-Rashidit dhe pranoi të shkruhet një marrëveshje.

Gjatë kthimit të ushtrisë myslimane, bora kishtë mbuluar rrugët ngase ishte një dimër i egër. Krahas kësaj në mesin e ushtarëve kishte filluar të qarkullojë lajmi se Niqifori kishte shkelur marrëveshjen, kurse ushtarët kishin drojë se ky lajm po i hynë në vesh Harun Er-Rashidi dhe ai t'i kthejë përsëri në luftë. Por lajmi arriti edhe te Harun er-Rashidi dhe u kthye për së dyti dhe e luftoi Niqiforin i cili përsëri u detyrua të pranojë atë që më herët e kishte pranuar perandoresha Irena.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".

[20] - "Niqifori I Perandor (802 pas K.) pas rënies së perandoreshës Irena. Shih: "Fjalor Enciklopedik", fq. 504, (Shënim i përkthyesit).
[21] - Irena: u lind në Athinë (rreth 752-803). Perandore e Bizantit (797-802). Shih: Fjalor Enciklopedik, fq. 320, (Shënim i përkthyesit).
[22] - Perandor i Bizantit (610-641). Humbi Sirinë, Egjiptin dhe Palestinën nga ana e myslimanëve arabë. Shih: "Fjalor Enciklopedik" hartoi dhe përgatiti Pasho Baku. Botoi, BACCHUS. Tiranë, 2002, (Shënim i përkthyesit).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...