Banner

Evropa prej teknologjisë drejt spiritualizmit - Hyrje 2



Propozimi i cili nuk gjeti asnjë kundërshtim te Islami.

Masa e cila e dëgjonte bisedën e këtij simpoziumi dhe anëtarëve të tij ishte një përzierje prej francezëve dhe komuniteteve muslimane. Pjesëmarrja e tyre përmes pyetjeve dhe bisedave ishte çështje e cila shkaktonte çudi dhe kënaqësi/gëzim.

Kryesorja është se, një titull i këtillë gjeti kënaqësi si në shpirtrat e atyre të cilët merrnin pjesë në simpozium - po ashtu edhe të atyre të cilët kishin ardhur në sallë bashkë me masën e ndjekësve dhe anëtarëve bashkëbisedues në këtë simpozium.

* * *

Kurse në Londër, ku njoftimi për këtë ligjëratë dhe titullin e saj ishte i shpërndarë në mjedise të ndryshme, numri i atyre të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar këtë ligjëratë ishte i madh, mirëpo, me sa duket, kjo masë përbëhej vetëm prej komuniteteve muslimane, meqë nuk pashë asnjë pjesëmarrës britanik - me aq sa vërejta fytyrat e pjesëmarrësve ... të cilët me të vërtetë ishin shumë!

A thua ku qëndron shkaku i këtij dallimi?

Pse bashkëveprimi i francezëve me këtë temë ishte i madh, kurse në anën tjetër nuk gjeta asnjë britanik i cili u përgjigj ndaj këtij simpoziumi?

Më thanë se Franca konsiderohet në krye të shoqërive të hapura evropiane ndaj horizonteve të kulturës, çfarëdo që të jetë lloji i saj, andaj, mentaliteti francez konsiderohet prej mentaliteteve më bashkëvepruese dhe më të afërt me mendimin islam dhe i interesuar ndaj të vërtetave islame, pa fanatizëm apo mendjemadhësi.

* * *

Kurse Britania ka pasur dhe akoma vazhdon të ketë mentalitet klasik, me ç 'rast, krenohet me trashëgiminë personale, dhe se nuk largohet prej saj përveçse në masë të caktuar. Kjo, përreth ndjeshmërisë së saj të njohur historike ndaj Islamit dhe qytetërimit islam dhe se në ditarin e qëndrimeve të saj ndaj vlerave islame në kolonitë e saj, hetohet dallimi i saj prej shteteve të tjera homologe evropiane.

Ky mendim të cilin e dëgjova prej shumicës, ma përkujtoi fjalimin e Margaret Thatcher (1925-2013) - kah fundi i qeverisjes së saj, rreth Islamit dhe rrezikut të tij, si dhe domosdoshmërinë e përqendrimit për ta përballuar atë, pas mbarimit të probiemeve të luftës së ftohtë dhe copëtimit të Bashkimit Sovjetik.

Sidoqoftë, patjetër duhet t'ia paraqes lexuesit pamjen e këtij dallimi, i cili u hetua në një periudhë shumë të shkurtër, në mes të qëndrimit të francezëve dhe britanikëve - ndaj tematikës së shtruar dhe të studiuar në të dy vendet, me titull: "Evropa prej teknologjisë drejt spiritualizmit - problemi i urës së shkëputur".

Çfarë do që të jetë qëndrimi dhe shkaku, unë besoj se rëndësia e këtij studimi nuk është në qëndrimet pozitive apo negative ndaj qasjes së tij, por është në nivelin e suksesit i cili mu mundësua në zbulimin e kthesës së fshehtë nëpër të cilën kalon Evropa sot, dhe tërheqjen e vëmendjes kah rezultatet e parashikuara së shpejti! Unë nuk di se sa arrita në zbulimin e fshehtësisë së kësaj çështjeje ... mirëpo, unë e di se ditët e ardhshme sjellin befasi për vendet e Evropës, të cilat shpresoj të jenë në të mirën e Islamit dhe muslimanëve.

Muhamed Seid Ramadan El-Buti



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Sali SHASIVARI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Evropa prej teknologjisë drejt spiritualizmit".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...