Fetva 3
Pyetja:
Ka 10 vjet që unë dhe burri im kemi një shtëpi me qira, ndërsa i zoti i shtëpisë çdo herë kërkon më tepër. Elhamduli-lah na është mundësuar të blejmë një parcelë. Tash jemi në fazën e ndërtimit dhe me atë që momentalisht e posedojmë nuk na mundëson që shtëpinë ta ndërtojmë komplet.
A na lejohet me Sheriat (sipas ligjit të All-llahut) që të marrim borxh prej bankës duke ditur se ajo jep me fajde dhe se në vendin tonë nuk ka bankë Islame?
Përgjigja:
Transakcioni me kamatë nuk lejohet përveç se në raste të nevojës së skajshme (shtërngimit), ndërsa nevojë e ligjshme sipas Sheriatit është kur njeriu është në atë gjendje që rrezikohet nga shkatërrimi, si p.sh.: përshkak të urisë, lakuriqësisë, ose mungesës së banimit.
Pra, nëse ti je e nevojshme në këtë mënyrë atëherë të lejohet të përdorish kamatën e nëse nuk e ke këtë gjendje atëherë nuk të lejohet.
Autor: Prof. Dr. el-Buti