Fetva 161
Pyetja:
Gjatë leximit të Kur'ani Kerimit vërejmë se fjala: "en-nefs" e jo "er-ruh" të përmendet kur bëhet fjalë për epshin si: "... nefsi (epshi) është shumë nxitës për të keqen", Jusuf, 53), dhe "Betohem në (nefsin) shpirtin që është shumëqortues", El-Kijameh, 2).
A ka dallim midis këtyre dyjave për nga aspekti material dhe për nga esenca apo të dyjat janë emërtim i një gjëje?
Përgjigja:
Ndonjëherë fjala: "en-nefs" në aspektin gjuhësor ka kuptim të shpirtit e ndonjëherë ka kuptimin e epshit seksual me të cilin All-llahu njeriun e ka sprovuar.
Ndërkaq, fjala e All-llahut: "... nefsi (epshi) është shumë nxitës për të keqen", Jusuf, 53), ka për qëllim kuptimin e dytë të fjalës "en-nefs".
Autor: Prof. Dr. el-Buti