Banner

Fetva 256



Pyetja:

Pyetja e parë është: Cili është kriteri i drejtësisë midis fëmijëve në dhuratë duke qenë ende prindi i gjallë dhe a është e obligueshme që ai të jetë i drejtë qofshin fëmijët djem apo femra? Apo djemve duhet t'u jep (dhuratë) dy hise e vajzës një?

Kurse pyetja e dytë është: A lejohet që ndarja e pasurisë midis fëmijëve të bëhet para vdekjes? Nëse përgjigjja është: Po, atëherë a duhet të ndahet sipas hiseve që u takojnë me miraz (trashëgimi) që është i caktuar me Sheriat apo do të ndahet sipas nevojave të secilit prej tyre apo njësoj pa dallim meshkuj apo femra?


Përgjigja:

Njeriu ka të drejtë që fëmijëve të tij ose disa fëmijëve t'u dhurojë nga pasuria e vetë. Ky është mendimi i masës dërmuese të dijetarëve.

Por, është Mustehab që mes tyre të jetë i drejtë në atë dhurim. D.m.th. Sun-net është që dhurimin ta bëjë sipas hises që i takon me miraz.

Mendoj se kjo përgjigje vlen për të dyja pyetjet tua.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...