Fshehtësitë e disa ligjeve kur'anore
بسم لله الرحمن الرحيم
Parathënie
Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., ashtu siç i takon madhërisë së Tij. I lavdëruar je o Allah! Unë s'mund të të falënderoj Ty ashtu siç Ti e ke falënderuar Vetveten. Përgëzimet, përshëndetjet dhe lutjet më të sinqerta qofshin mbi Muhamedin a.s., familjen e tij dhe shokët e tij!
Është ky fillimi i ciklit të ligjëratave të shkurtra, të përgatitura për "Radio Kuvajtin" i titulluar: "Ligj dhe Urtësi" - " حُكمٌ و حِكمةٌ ".
Pikësynimi i ligjëratave në fjalë ishte përmendja e disa ligjeve, të karakterit fetar (të sheriatit), të argumentuara nga Kur'ani dhe Sunneti, duke dëftuar më pas urtësitë e këtyre ligjeve.
Kisha planifikuar që këto ligjërata, me të njëjtin titull, t'i botoj ashtu siç qenë të përgatitura për "Radio Kuvajtin". Ndërkohë një shtëpi botuese shprehu dëshirën e saj që këto ligjërata të botohen, mirëpo me një titull tjetër për shkak se titulli paraprak nuk ishte i përshtatshëm.
Prandaj, duke i përfillur kërkesat e disa lexuesve të nderuar, e pashë të arsyeshme ta ndërroj titullin paraprak me një titull tjetër: "Fshehtësitë e ligjeve hyjnore" - " من أسرار المنهج الرباني ".
Jam përpjekur që këto ligjërata të jenë të qarta, në mënyrë që të kenë efektin e tyre. Pa dyshim se libri në fjalë mund të konsiderohet si përgjigje për të gjithë ata që duan të dinë arsyen, urtësinë dhe dobitë e çdo ligji kur'anor.
I lutem Allahut që të jetë i kënaqur me ne, të na ruajë nga epshet tona dhe të na sigurojë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, sepse njëmend Ai është i plotfuqishëm mbi çdo gjë.
Dr. Muhamed Said Ramadan El-Buti
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Nga Arabishtja: Doc. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Fshehtësitë e disa ligjeve kur'anore".