Banner

Metoda e kontrollimit të tezave shkencore 5



1). Fon Kremeri dhe Goldziheri na përcjellin se njerëzit kanë diskutuar një temë shumë të çuditshme, e që është: A do të martohen të huajt me gratë e arabëve në xhenet? Këta të dy e përcjellin këtë me qëllim që të vërtetojnë se prapavija e çlirimeve islame është dominimi arab. [4]

Pra, s'do mend se ai që e lexon këtë tekst fiton bindjen se këtë temë e kanë diskutuar masa dërmuese dhe ata që e kanë diskutuar më parë janë fukahatë (juristët), pasi kjo temë ka të bëjë me ta më përpara se të ketë të bëjë me të tjerët.

Por, nëse i kthehesh burimit të këtij rrëfimi, zinxhirit dhe realitetit, do të mësosh se fjala njerëzit, të cilët e kanë diskutuar studiuar temën e martesës së joarabëve me arabet në xhenet, janë vetëm një arab beduin që vinte prej shkretëtirës, të cilin Esmeiu e kishte dëgjuar duke i thënë dikujt: Vallë si thua, këta të huajt, a do të martojnë gratë tona në xhenet? Vall-llahi po, mendoj se kjo arrihet me vepra të mira - ia ktheu tjetri. Këtë rrëfim e transmeton Mibradi në librin El-Kamil duke theksuar mossigurinë e këtij transmetimi. [5]

Pra, lexues i nderuar shiko mënyrën e paraqitjes së këtij rrëfimi që edhe kështu për nga burimi është i gjymtë. Kurse ata e paraqesin në një kontekst të përgjithshëm dhe atë duke e parë të urrejtur të thotë të vërtetën, të cilën e bën dhe e kërkon hulumtuesi shkencor, e që është objektiv.




Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

[4] - Shiko librin: "Es-Sijadelu el-arabijeh" i Van Volterit si dhe shih në të njëjtin hulumtim atë që ka shkruar.
[5] - Shih librin "El-Kamil" të autorit El-Muberrid. Vëll. 2, Kreu: El-Mevali inde el-arab.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...